Një çift u hakmorr në mënyrën më kreative ndaj fqinjëve të katit të mësipërm, pasi ata i kishin lënë pa gjumë për shkak të zhurmave që bënin. Dyshja postoi një video në Tik-Tok ku treguan mënyrën e tyre krijuese të hakmarrjes kundër fqinjëve të katit të mësipërm.
Në video duket burri Mav, duke e mbajtur Mandin përmbys me kokë poshtë, në mënyrë që ajo të përplasë këmbët në tavan. Mav eci nëpër të gjithë apartamentin duke mbajtur të dashurën e tij në tavan, kështu që duket se fqinji i tyre i zhurmshëm patjetër që mori ‘dënimin’ me të njëjtën mënyrë.
Video e shpërndarë në Tik Tok u bë virale dhe ka marrë më shumë se 4 milionë klikime.