• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FOTOT/ Zbulohet plani sekret, 9 turqit e arrestuar në Athinë sulm terrorist gjatë vizitës së Erdoganit
Home
Botë

FOTOT/ Zbulohet plani sekret, 9 turqit e arrestuar në Athinë sulm terrorist gjatë vizitës së Erdoganit

2 December, 2017 F.autor Botë

Policia greke ka publikuar prova materiale që u gjetën në banesat e nëntë shtetasve turq që u arrestuan para pak ditësh në Athinë.

Ata akuzohen si pjesëmarrës të organizatës së ekstremit të majtë DHKP-C (Fronti i Partisë Revolucionare Çlirimtare).

Sipas Ankarasë zyrtare, kjo organizatë mban përgjegjësinë për vrasjen e dhjetra ushtarakëve dhe më shumë se 80 civilëve gjatë katër dekadave të veprimtarisë.

Publikimi i provave materiale u bë 24 orë pasi autoritetet greke kishin publikuar edhe gjeneralitetet dhe fotografitë e të arrestuarve, bashkë me dokumente identiteti të falsifikuara.

Ndërmjet provave bien në sy sende si sahate, telefona celularë, detonatorë dhe substanca kimike që përdoren për prodhimin e lëndëve eksplozive.

Shërbimi antiterror grek po heton nëse të arrestuarit planizonin kryerjen e ndonjë sulmi me bomba në Greqi, si dhe të evidentojnë se cili mund të ishte objekti i këtyre sulmeve.

Që në momentin e arrestimit të tyre, në fillim të javës, u hodh dyshimi se ata po përgatitnin një goditje gjatë kohës që në Greqi do të ndodhej presidenti turk Recep Taypp Erdogan.

Ndonëse kjo vizitë ishte paralajmëruar që prej një muaji, data e mbërritjes së presidentit turk u njoftua vetëm mbrëmjen e të premtes.

Recpe Taypp Ergdogan do të mbërrijë në Athinë më 7 dhjetor, pas ftesës së homologut grek, Prokopis Pavlopoulos.

Presidenti turk do të takohet në Athinë me gjithë udhëheqjen e vendit. Një ditë më vonë ai do të shkojë në zonën e Trakës, ku jeton një popullatë e rëndësishme turqishtfolëse, që Ankaraja e konsideron si minoritet etnik turk, por Athina vetëm si minoritet fetar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Antiinformaliteti në aksion/ Mbyllen 523 subjekte me shkelje, vijon procesi i fshirjes automatike i detyrimeve
Previous article PËRMBYTJET/ Kryemedhi: Jam pranë jush. Qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT