• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Antiinformaliteti në aksion/ Mbyllen 523 subjekte me shkelje, vijon procesi i fshirjes automatike i detyrimeve
Home
Ekonomi

Antiinformaliteti në aksion/ Mbyllen 523 subjekte me shkelje, vijon procesi i fshirjes automatike i detyrimeve

2 December, 2017 sidorela.editor Ekonomi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar përfundimin e dy muajve të parë të aksionit antiinformalitet.

Tatimet kanë bërë të ditur edhe disa nga rezultatet kryesore të aksionit si dhe ecurinë e procesit të faljes fiskale, i cili do të vazhdojë deri në fund të këtij viti.

Sipas tatimeve, ka vijuar procesi i fshirjes automatike i detyrimeve për periudhën përpara viteve 2010 dhe kompensimi me kredi si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014.

Si rezultat i këtij procesi shuma e detyrimit të falur është 17.2 mld lekë (rreth 125 milionë euro) dhe përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali është në vlerën 1.7 mld lekë. Më shumë se 28 mijë tatimpagues kanë përfituar dhe ky proces vijon ende.

Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht  është 2,697 dhe vlera është 1.9 mld lekë.

Mbyllen 523 subjekte me shkelje

Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimet në territor. Tatimet njoftojnë se janë verifikuar 22,027 subjekte ku 20.8% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar.

Janë futur në skemën e sigurimeve gjatë shtatë javëve të para të aksionit 898 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbylluar 523 subjekte të paregjistruar në organet tatimore dhe për shkelje të tjera për moslëshim kuponi për herë të dytë.

Janë regjistruar 4467 subjekte të reja.

Më shumë se 1500 biznese kalojnë me TVSH

Për shtatë javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 15,678 kontrolleve (kontrolleve nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren)

Kontrollet nga zyra përbejnë 74% të totalit.

1548 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore ku Tirana ka numrin më të madh me 774 subjekte, të ndjekur nga Durrësi 230 dhe Vlora me 116.

Tatimet njoftuan edhe se Shërbimi i tatimpaguesit ka asistuar ballë për ballë 58,586 tatimpagues. 9,608 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve.

Mbi 23,152 tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin.

10,493 është numri i vizitave këshilluese të përfunduara.

Janë organizuar 57 takime me komunitetin e biznesit në territor.

Qëndra e thirrjeve ka vijuar të ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dizpozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi duke asistuar rreth 13,402 telefonues si dhe përdorues të live chat.(monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohen detajet e reja nga lidhja sekrete e Viola Spiros me bosin e drogës/ La ekranin për...
Previous article FOTOT/ Zbulohet plani sekret, 9 turqit e arrestuar në Athinë sulm terrorist gjatë vizitës së Erdoganit

sidorela.editor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT