Pas gjendjes alarmante të krijuar në vend pas reshjeve të dendura dhe përmbytjeve, ka raguar edhe krytarja e LSI Monika Kryemadhi. Ne fjalne e saj ajo eshte shprehur se qendron prane banoreve te demtuar duke i bere edhe nje thirrje qeverisë të mos humbas kohë por të punojë për të stabilizuar ngjarjen.
“Jemi pranë të gjitha familjeve të cilat po përballen me një vështirësi të jashtëzakonshme, të diktuar nga kjo fatkeqësi natyrore e rëndë.
Solidaritet me të gjithe të prekurit anë e mbanë vendit nga kjo fatkeqësi e dimensioneve shumë të gjera.
Qeveria shqiptare duhet të mos humbasë më kohë, por në respekt të ligjit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje për mijëra qytetarët e prekur.
Koha nuk pret!
Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!”


