“Lindja e Venerës” e Botticelli-t fsheh një sekret. Mund të duket e pabesueshme, por një mushkëri fshihet pas mantelit të Florës, perëndisë së pranverës, që mbulon Venerën para se të zbresë në ishullin e Qipros.
I frymëzuar nga filozofia neoplatonike e përhapur në kohën kur u bë vepra, ky simbol përfaqëson festimin alegorik të ciklit të jetës të krijuar nga fryma hyjnore. Hipoteza është hedhur për herë të parë nga një studim i publikuar në revistën “Acta Biomedica”, nga Davide Lazzeri, kirurg plasik në Romë, i cili prej kohësh studion lidhjen e mjekësisë me artin.
“Është një interpretim personal dhe spakulativ, por është plotësisht në një linjë me atë që thuhet në një studim të mëparshëm mbi një tjetër kryevepër të Boticelli-t, “Pranvera”, ku studiuesit e Blech dhe Doliner kishin vënë re siluetën e dy mushkërive në bimët pas fiqgurës së Venerës”, shpjegon ai për agjencinë ANSA.
Në pikturën “Lindja e Venerës”, e cila ruhet në një galeri në Firence, Botticelli duket se ka pikturuar mushkërinë e djathtë. E kuqja e errët e mantelit të kujton ngjyrën e saj, ndërsa hapja e mantelit ngjan me formën.
“Ka një simbologji që lidhet me mushkërinë. Kjo mund të na kujtojë edhe vdekjen nga tuberkulozi të muzës së re të Botticellit, zonjës fiorentinase Simonetta Cattaneo Vecpucci, e cila ishte frymëzimi i tij për të krijuar Venerën”, thotë autori i studimit. (TemA TV)





