Ata ishin lidhur që në moshë të re dhe kishin një marrëdhënie mes tyre, e cila u ndërpre ditën që Xhuljano Sollaku u vra nga policia gjatë një tentative për të grabitur në një familje në Fier.
Ajo quhet Kristina dhe nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen me të duke bërë postime në Facebook edhe pasi ai u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
“R.I.P Xh” është postimi më i fundit i saj i shoqëruar edhe me një foto të përbashkët duke dashur të kujtojë të shkuarën me Xhuljanon, i cili njihej nga policia si person me precedent penal për vepra të ngjashme në zoën përreth.
Po ashtu në rrjetet sociale ka shënuar datën e lidhjes dhe ndajres (dita kur ai u vra).
Vajza nga Elbasani nuk pranon komente, ndaj dhe e ka bllokuar këtë opsion, duke u izoluar kështu nga komunikimi me persona të tjerë, apo edhe miq.
Një javë më parë, një grup grabitësish u nis të hynte në një shtëpi në Fier me qëllim vjedhjen me armë, por familjarët njoftuan policinë e cila mbërriti aty në kohë rekord.
Grabitësit ishin të armatosur dhe qëlluan të parët ndaj policisë, e cila iu përgjigj zjarrit me zjarr duke lënë të vdekur Xhuljano Sollakun dhe të plagosur Arben Muçën.
Si ndodhi ngjarja: Me të marrë njoftimin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është përballur me plumba nga grabitësit. Uniformat blu janë përgjigjur po me plumba, duke i marrë jetën njërit prej grabitësve, 20-vjeçarit Xhuljan Sollaku, dhe plagosur një tjetër, ndërsa kanë arritur t’iu shpëtojnë plumbave dhe të largohen me një makinë autorët e tjerë, që dyshohen se janë dy.
Kush ishte Xhuljano Sollaku, “eksperit” që mbeti i vrarë gjatë grabitjes:
Xhuljano Sollaku është i riu 20-vjeçar që mbeti i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë gjate tentativës për grabitje në Fier.
Xhuljano ishte rritur pa prindërit e tij. Prej vitesh jetonte me gjyshen dhe punonte në një lavazh pranë shtëpisë.
Në rrjetet sociale, 20-vjeçari postonte fotot me makina apo motorë të ndryshëm, të cilët “i eksperimentonte” gjatë kohës që punonte.
Gjyshja ka thënë se nipi ikte gjithmonë natën dhe se ajo nuk kishte dijeni të aktiviteteve me të cilat merrej 20-vjeçari.
Ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë dhe akuzohej se kishte kryer disa grabitje.
Prokuroria mësohet se do të kërkojë masën e sigurisë arrest me burg, për akuzën e grabitjes me armë të mbetur në tentativë, kundërshtimit me armë të punonjësve të policisë dhe armëmbajtjes pa leje. Mbeten ende në kërkim 2 prej bashkëpunëtorëve në këtë grabitje.
Policia po punon me teknika dhe mjete të tjera operative për ta zbuluat dhe kapur, çka do zbardhte gjithe misterin jo vetëm të kesaj ngjarje por edhe shumë grabitjeve të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrës, Elbasan etj.
AlpeNews.al





