• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTOREPORTAZH: Momentet më pikante nga festa në Tiranë për Ditën e Verës
Home
Sociale

FOTOREPORTAZH: Momentet më pikante nga festa në Tiranë për Ditën e Verës

14 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Tirana u kthye sot në qendrën e festimeve të Ditës së Verës. Mijëra qytetarë të të gjitha moshave iu bashkuan aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga ana e Bashkisë së Tiranës që nisën që në orët e para të ditës.

Ndërsa vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e nisi ditën duke mbjellë pemë me fëmijët në Parkun e Liqenit, ndërsa për qytetarët festa nisi me muzikë të luajtur nga DJ tek Liqeni Artificial dhe paradën e fëmijëve të shkollave nga që u bënë pjesë e Karnavaleve të Tiranës nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial.

Nuk munguan as varkat dhe kanoet për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve te Liqeni Artificial. Këngëtarët Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa, Lorenc Hasrama, Fifi, dhanë shfaqje dhe argëtim në zonën e dedikuar të rinjve në një koncert përballë kryeministrisë.

Po ashtu për të apasionuarit e muzikës moderne ishte menduar edhe koncerti “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës me Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj.

Natyrisht që “qershia mbi tortë” në këto festime ishte “Tirana Open Air Show” ku një nga pilotët më të mirë në botë, Martin Sonka, dhuroi një shfaqje në qiellin mbi Sheshin “Skënderbej” me aeroplanin e tij sportiv.

Por natyrisht që festa nuk ka mbaruar ende, pasi pasdite deri në mesnatë do të ketë tjera aktivitete.

Kështu 3 Musketjerët do të japin një koncert të Pazari i Ri në orën 20.00, ndërsa “Street Party” me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic do jetë një mundësi e mirë për gjithë të rinjtë për tu argëtuar deri në mesnatë në rrugët e ish – Bllokut.

Por natyrisht që më shumë se sa fjalët atmosferën festime që mbizotëroi sot në kryeqytet e sjellin pamjet e mëposhtme ku janë fiksuar disa nga momentet më të veçanta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush është shqiptari që TERRORIZOI ish të dashurën. Pasi e ndoqi me makinë e qëlloi me... (EMRI+FOTO)
Previous article Noizy thyen rregullat e shpejtësisë me makinë, shikoni kë ka në vend të parë (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT