Korab Gjana, infermieri i Infektivitit feston sot ditëlindjen e tij të 27.
Siç edhe dihet e duket, nuk e ka gjetur në kushtet ideale pasi prej fillimit të pandemisë Korabi ka qenë në krye të detyrës e në sherbim të pacientëve të prekur me COVID-19.
Ai ishte edhe një nga 30 mjekët që udhetuan drejt Italisë, kur vendi fqinj kishte më shumë nevojë.
Sot, 27 vjeçarin ditelindja e gjeti ndryshe e megjithatë me tortën në duar e pemën e festave në krahë, Korabi e kolegët e tij duhet të ndihen sot krenarë më shumë se kurrë pasi janë kthyer në heronjtë e të gjithëve ne!
AlpeNews.al



