• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTO NGA KOLUMBIA/ Artan Hoxha: Tirana ngjan si lagje e Bogotas, ç’po ndodh me “kokat” e krimit
Home
Aktualitet
Kronikë

FOTO NGA KOLUMBIA/ Artan Hoxha: Tirana ngjan si lagje e Bogotas, ç’po ndodh me “kokat” e krimit

5 September, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto nga kryeqyteti i Kolumbisë dhe ka reaguar për kapjen e 2.2 tonë kokaine në Peru ku u arrestua dhe 28-vjeçari shqiptar Kadri Cjoci (një nga drejtuesit e rrjetit).

Gazetari bën një krahasim me vendin tonë dhe shkruan se Tirana ngjan si një lagje e Bogotas dhe shton më tej se nëse nuk reagohet në kohë në Shqipëri, nuk do të jetë e largët dita kur do ta meritojmë epitetin si “Kolumbia e Europës”.

Hoxha ndër të tjera shkruan se në Shqipëri është duke u kryer një reformim i thellë në botën e krimit të organizuar dhe atentatet s’do ndalojnë deri në realizimin e objektivit final, eleminimin e bosëve paraardhës të krimit.

Gazetari thekson se milionat e dollarëve dhe efekti i pluhurit të bardhë made in Kolumbia në Shqipëri, nuk ka “bërë dru” vetëm trurin e atyre që na drejtojnë, por ka “mpirë” mendjen e gjithë shoqerisë.

Postimi i Artan Hoxhës

Aty ku Tirana ngjan si lagje e Bogotase…

Situata e rendit dhe sigurise, keto kohet e fundit andej nga ne, i ka dale jashte kontrollit “patronazhimit”,…
“çunat” ne Durres, zbarkuan me sukses te plote brenda 48 oreve, 2.2 tone kokaine, ne port me konteiner dhe me superskafin qe erdhi nga deti…

Ne boten e krimit te organizuar eshte duke u kryer nje reforme e thelle, e cila do shenjoje dekaden ne vazhdim.

Atentatet tipike mafioze, qe nuk ndalojne deri ne realizimin e objektivit final, rrembimet me pasoje zhdukjen e boseve parardhes te krimit, sidomos bashkepunimi me drejtuesit e korruptuar te agjensive te sigurise, e ka kthyer Sindikaten e Krimit te Organizuar te sapothemeluar(Aleanca e disa grupeve me te fuqishme ne vend), jo thjeshte ne nje rrezik dhe kercenim per shoqerine, por ne nje ARMIK PUBLIK per vendin dhe shqiptaret.

Sindikata e Krimit, me lidhjet e nendheshme, me kompromiset dhe marreveshjet e bera me ATA qe kontrollojne pushtetin, jo vetem qe ndikon te vendimarresit politik, se ke drejtues apo drejtor duhet te emerojne dhe ke tjeter duhet te largojne(jo se prish pune, por nuk garanton), por ne disa raste eshte verejtur se ka vendosur direkt per emra konkrete…

Nese nuk reagohet ne kohen e duhur, atehere nuk duket e larget dita, kur ta meritojme epitetin, si “Kolumbia e Europes”….
Ne te vertete, kemi kohe qe drejt asaj rruge jemi nisur dhe nuk po ka pengese, qe te na ndale…

Milionat e dollareve dhe efekti i pluhurit te bardhe made in Kolumbia, nuk ka “bere dru” vetem trurin e atyre qe na drejtojne, por ka “mpire” mendjen e gjithe shoqerise.

Qe te kuptoj me mire çfare po ndodh me ne, u hodha nje vrap te shoh, cfare ka ndodhur me Kolumbine e vertete….
Ne fakt, duke vizituar rruget dhe lagjet e Bogotase, nuk shoh ndonje dallim te madh.

Gradaçelat e ndertuara rremujshem, ne kryeqytetin prej 10 milione banoresh te Kolumbise, e bejne Tiranen tone, te duket si lagje e Bogotase

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA/ Rusia: Nuk rikthejmë furnizimin me gaz në Europë nëse nuk hiqen sanksionet!
Previous article E KONFIRMUAR/ Ja kush do e prezantojë sezonin e ri të 'Përputhen'

F.autor

Postime të ngjashme

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar Aktualitet

ITALIA PARANDALON SULMIN TERRORIST/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C Aktualitet

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT