• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA/ Rusia: Nuk rikthejmë furnizimin me gaz në Europë nëse nuk hiqen sanksionet!
Home
Nderkombetare

DEKLARATA/ Rusia: Nuk rikthejmë furnizimin me gaz në Europë nëse nuk hiqen sanksionet!

5 September, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Rusia ka paralajmëruar se nuk do të rikthejë furnizimet me gaz në Evropë, derisa të hiqen sanksionet. Moska ka fajësuar shtetet e Perëndimit për vendimin që ka marrë që të mos rihapë gazsjellësin Rrjedha Veriore 1.

Ky gazsjellës fillimisht është ndalur për tri ditë, për shkak të, siç kanë thënë autoritetet ruse, punimeve për mirëmbajtje.

Kur është pyetur nëse furnizimet do të rikthehen nëse sanksionet hiqen, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka pohuar me siguri. Çmimet e gazit janë rritur sërish të hënën, për shkak të shqetësimeve në rritje për furnizime me energji.

Evropa është duke akuzuar Rusinë se po përdor gazin për shantazhim të shteteve evropiane, pas sanksioneve që i janë vënë Moskës për luftën e nisur në Ukrainë.

Moska, në anën tjetër, hedh poshtë diçka të tillë. “Problemet në pompa janë nxitur nga sanksionet e vëna ndaj shtetit dhe kundër disa kompanive”, ka thënë të hënën Peskov. “Nuk ka arsye tjera që do të krijonin probleme me furnizim”.

Kompania shtetërore e energjisë në Rusi, Gazprom, ka thënë se një rrjedhje në turbinë në gazsjellësin, Rrjedha Veriore 1, është arsye e mbylljes së sistemit. Megjithatë, kjo përgjigje është kundërshtuar nga Bashkimi Evropian dhe kompania gjermane, Siemens, e cila mirëmban turbinën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PA KARAKTER"/ Meta kritika grupit të Alibeajt: Pak më mirë se Parlamenti i Kërpëratave, i bëjnë shërbime Edi Ramës
Previous article FOTO NGA KOLUMBIA/ Artan Hoxha: Tirana ngjan si lagje e Bogotas, ç'po ndodh me "kokat" e krimit

F.autor

Postime të ngjashme

"IDE SHUMË E KEQE"/ Suedia godet Spanjën për amnistinë e emigrantëve: Rrezikohet përsëritja e krizës së vitit 2015 Botë

"IDE SHUMË E KEQE"/ Suedia godet Spanjën për amnistinë e emigrantëve: Rrezikohet përsëritja e krizës së vitit 2015

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT