• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTO/ Nga Florenc Beqiraj te Ilia Kareli e Pëllumb Marinkolaj, kush janë shqiptarët e dhunuar nga policët e huaj
Home
Breaking News

FOTO/ Nga Florenc Beqiraj te Ilia Kareli e Pëllumb Marinkolaj, kush janë shqiptarët e dhunuar nga policët e huaj

22 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dhuna ndaj të riut shkodran në paraburgimin e Marsejës nuk është i vetmi rast i pa precedentë i ndodhur ndaj shqiptarëve. Të shumtat janë rastet e dhunës ndaj shqiptarëve në burgjet e Greqisë, por jo të pakta edhe në burgjet e tjera nëpër botë.

Ajo që mbahet mënd si më tronditësja ka qenë dhuna që çoi në vdekje shqiptarin Kudret Kume i njohur ndryshe si Ilia Kareli.

Çështja e tij i ka fillesat e saj në 25 mars të vitit 2014 ai  plagosi për vdekje një roje grek në burgun e Malandrinos.

Tre ditë më pas, gjatë transferimit të tij në institucionin penitenciar të Nigritës, 90 km larg Selanikut, rojet e këtij burgu, duke dashur ta ndëshkojnë për vdekjen e kolegut të tyre, e kanë torturuar në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke shkaktuar tek ai dëmtime të shumta dhe të rënda trupore si dhe thyerje të brinjëve, të kafazit të kraharorit, të cilat sollën pas disa orësh edhe vdekjen e Ilia Karelit, shkruan “Panorama”.

Një rast tjetër po kaq i dhimbshëm ka qenë edhe ai i Pëllumb Marinkolajt.

Viktima Pellumb Marinkolaj jetonte si emigrant në Greqi. Ai ishte arrestuar për vjedhje duke bëre 8 vite burg. Prej 4 muajsh gjykata e kishte liruar duke i dhëne një masë më lehtësuese, detyrim paraqitjeje. Me date 3 gusht në orën 8 te darkës ai është paraqitur në rajon por nuk ka dalë i gjallë nga aty. Policia e ka dërguar të vdekur në morgun e spitalit Erithros Stravros Athinë duke deklaruar se i riu shqiptar ka rëne nga kati i katërt i godinës së rajonit.

Jo më pak e rëndë ka qenë dhe vdekja e Aldo Laçit 44-vjeçarit që  ndërroi jetë në aeroportin e Malpensës në Milano, pasi u ndalua nga 5 policë italianë që e shtrinë në tokë duke e goditur.

Repubblica.it shkruan se shqiptari ishte me pushime dhe po priste bashkëshorten kur është ndjekur nga policia.

Një tjetër rast dhune nga autoritetet policore është shënuar edhe ndaj shqiptarit Klodi Lesi.

Lesi i cili akuzohet se vrau bashkëshorten e tij u dhunua nga policia greke kur u kap në një magazinë në Kalkidhiki disa ditë pasi kreu aktin makabër. Mediat e vendit fqinj shkruajtën asokohe  se ai është rrahur nga policët që e arrestuan. Në seancën e parë ai nuk u paraqit në gjykatë dhe arsyeja që dha avokati ishte gjendja e rëndë psikologjike, por me sa duket ka qenë vetëm një arsye për të fshehur dhunën ndaj tij.

Viktimë e dhunës policore ka rënë edhe një shqiptar nga Maqedonia me banim në Gjermani në Oberhausen.

Hatip Xhelili pasi është ndaluar nga autoritetet i ka pyetur ata se cili ishte shkaku i këtij ndalimi duke i thënë se ata përfaqësonin popullin dhe ishin në mbrojtje të qytetarëve. Kjo nuk i pëlqeu aspak policëve gjermanë të cilët pasi i drejtohen me sharje dhe ofendime e sulmojnë duke e goditur ku njëri prej tyre e kap për fyti dhe tjetri e godet me grushte derisa i thyejnë dy brinjë.

Rasti i fundit është edhe ky i dhunimit të shkodranit në paraburgimin e Marsejës. Florenc Beqiraj prej një muaji ndodhej në burg ndërsa për shkak të dhunës së ushtruar janë vetë familjarët që hedhin dyshime të forta. Ai mendohet se është dhunuar nga gardianët e burgut e ndërsa në këto momente ndodhet në luftë me jetën.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zgjedhja e kryeprokurores Marku, ambasadori italian: Duhej te ishte konsensual por…
Previous article Fansat e Eurosong-ut kundër festivalit: Fituesin s’duhet ta zgjedhë vetëm juria!

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT