• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FORUMI NË OKB/ Presidenti Begaj: Zhvillimi i qëndrueshëm, udhërrëfyesi ynë i pandashëm për rrugëtimin drejt BE
Home
Politikë

FORUMI NË OKB/ Presidenti Begaj: Zhvillimi i qëndrueshëm, udhërrëfyesi ynë i pandashëm për rrugëtimin drejt BE

19 September, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm në OKB. Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Begaj mori pjesë në këtë takim që i parapriu nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti Begaj fjalën në emër të Shqipërisë, në ditën e parë të samitit, gjatë Segmentit të Dialogut të Udhëheqësve me temë “Forcimi i politikave të integruara dhe institucioneve publike për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Para krerëve të shteteve e qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Begaj tha se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia për një botë të karakterizuar nga paqja e stabiliteti.
Ndalur te Shqipëria, Begaj tha se vendi ynë është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar. Presidenti ka theksuar se zbatimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm është një përpjekje kombëtare kolektive, ku janë të angazhuara të gjitha institucionet dhe shoqëria civile.“Dëshiroj të theksoj se Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke përqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor. Zbatimi i agjendës së OZHQ-ve nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje kombëtare kolektive ku janë angazhuar të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë shoqërinë civile,”* – tha në fjalën e tij Presidenti Begaj.
Presidenti Begaj u ndal në hapat e ndërmarra nga vendi ynë në kontekstin e zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku veçoi miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të rezolutës që përvijon angazhimet tona për të promovuar, financuar dhe monitoruar realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, si pjesë e rrugëtimit tonë drejt integrimit në BE, krijimin e Fondit të Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të financuar kryesisht nga qeveria, por edhe nga aktorë e partnerë joqeveritarë.
Presidenti Begaj tha se duhen intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë një shtysë implementimit të Axhendës 2030.
“Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdojnë të shërbejnë si udhërrëfyesi ynë universal, i pandashëm dhe i integruar, duke udhëhequr vizionin dhe aspiratat tona për vitet në vijim, ” tha në mbyllje të fjalës së tij Presidenti Begaj.
Më 18 dhe 19 shtator, po mbahet në Nju Jork, Forumi i Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Samiti për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku marrin pjesë kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ky samit, i dyti që nga miratimi i Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, vlerësohet si një moment kyç për të risjellë në qendër të vëmendjes së shteteve dhe qeverive nevojën për trajtimin me përparësi të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe avancimin e Agjendës 2030, pas ndikimit të pandemisë, agresionit rus kundër Ukrainës dhe një sërë faktorësh të tjerë, që ndikuan në ngadalësimin e këtij procesi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FËMIJËT JANË NË BESËN TONË..."/ Balla jep porositë nga Kukësi: Të bëjmë detyrën, të ofrojmë siguri!
Previous article SHTËPIA E "TMERRIT" NË POLONI/ Babai dhe vajza kryenin incest, 3 foshnje të vdekura në bodrum

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KUKËS/ Numërohen 60 kuti votimi, Albert Halilaj i PS-së kryeson me 4498 vota Politikë

ZGJEDHJET NË KUKËS/ Numërohen 60 kuti votimi, Albert Halilaj i PS-së kryeson me 4498 vota

MOTI I KEQ/ Reshjet e shiut sjellin gurë dhe përmbytje në “Rrugën e Arbrit”, vështirësohet qarkullimi i mjeteve Aktualitet

MOTI I KEQ/ Reshjet e shiut sjellin gurë dhe përmbytje në “Rrugën e Arbrit”, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

"HALILAJ, AVANTAZH TË PAKTHESHËM"/ Rama shpall fitoren në Kukës: Shembullore! Flet qartë për besimin tek PS Politikë

"HALILAJ, AVANTAZH TË PAKTHESHËM"/ Rama shpall fitoren në Kukës: Shembullore! Flet qartë për besimin tek PS

Facebook Comments

MERO BAZE/ Albin Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin bazuar në gënjeshtra Blog

MERO BAZE/ Albin Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin bazuar në gënjeshtra

YLLI PATA/ ‘Loja e rrezikshme’ me eskortën e kreut të SPAK Blog

YLLI PATA/ ‘Loja e rrezikshme’ me eskortën e kreut të SPAK

LUTFI DERVISHI/ Darka e pa paguar e italianëve në Berat… Blog

LUTFI DERVISHI/ Darka e pa paguar e italianëve në Berat…

MERO BAZE/ Pse SPAK po i shqetëson të gjithë! Blog

MERO BAZE/ Pse SPAK po i shqetëson të gjithë!

NAMIR LAPARDHAJA/ Doktori paska mbledhur Këshillin Kombëtar të organizatës së tij... Blog

NAMIR LAPARDHAJA/ Doktori paska mbledhur Këshillin Kombëtar të organizatës së tij...

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT