• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FOKUS PANDEMIA, POR KEMI VAZHDUAR…”/ Manastirliu jep shifrat sa mjekë kanë përfituar nga bonusin e COVID
Home
Politikë

“FOKUS PANDEMIA, POR KEMI VAZHDUAR…”/ Manastirliu jep shifrat sa mjekë kanë përfituar nga bonusin e COVID

12 November, 2020 s.autor Politikë

550 mjekë, 3130 infermier dhe 134 epidemiolog dhe kanë marrë bonusin e COVID, më konkretisht 1000 dhe 500 euro. Shifra është dhënë nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës së përbashkët me drejtorin e OBSH për Europën Dr. Hans Kluge. Ajo tha se pavarësisht pandemisë, nuk janë lënë jashtë vëmendjes programet e tjera.

“Ky moment nuk është aspak e lehtë, jemi në një betejë për më shumë se 8 muaj. të mos harrojmë se Shqipëria përpara një viti u prek nga një tërmet i fuqishëm dhe falë bashkëpunimit, mbështetjes të të gjithë vendeve, ia dolëm për t’u ringritur edhe më të fortë dhe për të vijuar rindërtimin edhe gjatë pandemisë. Nuk na ka munguar as forca dhe as vullneti për t’i bërë ballë vështirësive, shëndeti i qytetarëve është i pari për ne. Kemi marrë masa për t’ia dalë së bashku me durim, solidaritet dhe kurajo. Solidariteti është filli që na bashkon.

Prej ditës së parë jemi angazhuar në përputhje me OBSH, për mjekët dhe infermierët, stafet mjekësore që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren, kemi siguruar që prej dita e parë të gjitha mjetet mbrojtëse dhe mbështetjen financiare, 550 mjekë, 134 epidemiologë, mbi 700 punonjës shërbimesh janë mbështetur me bonusin sociale. Detyra jonë është të kujdesemi dhe për të gjitha ata që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, përtej gjithë punës që po bëhet. Ndaj në asnjë moment që në momentin e rihapjes ne nuk kemi lënë askënd pas, jemi kujdesur që të vazhdojmë programet tona, të vijojmë me investimin në sistem, sikurse jemi përpjekur për të forcuar kapacitet dhe për të përballuar situatat që mund të vijnë përgjatë periudhës vjeshtë dimër, kemi rritur testimet me 4 herë, kapacitetet spitalore, 550 shtretër të dedikuara, ndërkohë që kemi 3 skenar të përfshirjes së spitaleve rajonale që e cojnë në 1600 shtretër, është shumë e rëndësishme që pavarësisht punës që po bëjmë, puna në sistemin shëndetësor nuk ka ndalur asnjëherë, prioritetet tna nuk kanë ndaluar dhe nuk po merremi me pandeminë.

Vëmendja jonë është te qytetarët dhe të trajtohen si ata e meritojnë. Pjesë e strategjisë sonë ka qenë dhe sigurimi në kohë i vaksinës së gripit, është e 4 fishuar krahasuar me një kohë më parë. Firmosim një marrëveshje të rëndësishme, nuk është një marrëveshje tipike që e kemi firmosur cdo 2 vjet, jo sepse ka ndryshuar diçka në thelb, për të forcuar kapacitetet, një udhëzues për të gjitha veprimet dhe hapat që do marrim nga sot e në vijim duke siguruar dhe mbajtur në vëmendjen tonë pikërisht objektivin kryesor, shëndet për të gjithë qytetar, mbulim shëndetësor univeral”, tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA S'PATI VALË TË PARË, I MORI MASAT..."/ Drejtori i OBSH për Europën: Testimet s’duhet të jenë qëllim në vetëvete
Previous article ATENTATI ME TRITOL NDAJ LULZIM KULLËS/ Lirohen nga burgu tre autorët e dyshuar, çfarë deklaruan në gjyq

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT