• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI ME TRITOL NDAJ LULZIM KULLËS/ Lirohen nga burgu tre autorët e dyshuar, çfarë deklaruan në gjyq
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI ME TRITOL NDAJ LULZIM KULLËS/ Lirohen nga burgu tre autorët e dyshuar, çfarë deklaruan në gjyq

12 November, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka liruar nga paraburgimi tre shtetasit e dyshuar fillimisht si atentatorët e shpërthimit me tritol ndaj Lulzim Kullës, ngjarje e ndodhur në 13 janar 2018 në qytetin e Shkodrës. Lirim i tre shtetasve Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta erdhi për shkak se kanë mbaruar afatet e mbajtjes në paraburgim, por edhe se gjatë rrugës që nga momenti i arrestimit janë zbutur akuzat ndaj tyre.

Endri Çopja është lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa dy të tjerët Argel Lulaj dhe Serxho Teta me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Fillimisht Endri Çopja dhe Argel Lulaj kanë qenë nën hetim për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentative”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkatërrim të pronës me eksploziv”.

Për Endri Çopjen vepra penale është zbutur në “sigurimi i kushteve dhe mjeteve per te kryer vrasjen” ndërsa Argel Lulaj është vërtetuar se ka qenë të nesërmen e ngjarjes për të marrë makinën bashkë me shokun e tij Çopja ndërsa Serxho Teta nuk ka qenë asnjëherë në Shkodër. Endri Çopja ka deklaruar gjatë seancave se i ka sjellë motorrin një personi me emrin Toni pasi ky i fundit ja ka kërkuar për ta blerë.

Endri Çopaj pasi është arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së eksplozivit në atentatin ndaj Lulzim Kullës ka mësuar se personi me emrin Toni është shtetasi Boran Bercana. Ky i fundit mbeti i vrarë bashkë me bashkëjetuesen Silva Ndoci në 15 korrik 2018, vetëm 6 muaj pas atentatit ndaj Lulzim Kullës. Endri Çopja pasi Bora Bercana është vrarë ka kuptuar se është personi me emrin Toni që i kishte kërkuar motorrin.

Endri Çopja ka deklaruar se motorrin nuk e ka sjellë me qëllim për të bërë vrasje dhe nuk e ka ditur se mund të bëhet ndonjë atentat. Drejt Elbasanit Endri Çopaj ka shkuar me Boran Bercanën në makinën e këtij të fundit. Të nesërmen e ngjarjes ka ardhur bashkë me shokun e tij Argel Lulaj për ta marrë makinën e tij që kishte lënë në Shkodër duke mohuar se ka pasur dijeni për atentatin ndaj Lulzim Kullës. Pas atentatit ndaj Lulzim Kullës në janar të 2018-ës për dy vite me radhë në Shkodër pasuan një sërë ngjarjesh kriminale që dyshohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FOKUS PANDEMIA, POR KEMI VAZHDUAR..."/ Manastirliu jep shifrat sa mjekë kanë përfituar nga bonusin e COVID
Previous article "TRE SKENARË PËR PËRBALLIMIN E SITUATËS"/ Manastirliu: 1600 shtretër gati me stafe të trajnuara

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT