Fluksi i shtuar i shqiptarëve por edhe turistëve që duan të vijnë në vendin tonë ka krijuar rradhë kilometrike këtë të dielë në tokën greke, në pikën kufitare të Kapshticës.
Shkak për këtë është bërë puna me sportele të reduktuara në palën greke.
Mësohet se po punohet me një sportel në dalje nga shteti grek, çka ka bërë që dhjetra automjete të mbeten ne pritje prej disa oresh.
Ndërkohë, pala shqiptare ka hapur 5 sportele per te shmangur rradhet.


