Kreu i Partisë Demokratike , Lulzim Basha deklaroi se opozita e bashkuar do të fokusohet te ringritja ekonomike .
Teksa foli për media në fund të mbledhjes së Kryesisë , Basha tha se opozita e bashkuar dhe PD do paraqesin platformën ekonomike kudo në vend .
” Sfida më e madhe e çdo familje , e çdo shqiptari , është kriza ekonomike . Kjo krizë nuk mund të zgjidhet nga ta që zhvatën Shqipërinë . Ndaj e gjithë vëmendja jonë është tek e ardhmja . Një ekonomi e fortë , një Shqipëri e fortë . Ne do t’i fitojmë zgjedhjet Ndaj PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur të paraqesin platformën ekonomike kudo në Shqipëri . Ne do t’i fitojmë zgjedhjet , do të kemi në fokus ringritjen ekonomike .
Ky do të jetë përqendrimi i gjithë energjive tona . Do përqendrojmë gjithë energjinë tonë te fitorja e zgjedhjeve të ardhshme dhe zgjidhja e krizës së rëndë ekonomike , duke iu ofruar planin tonë shqiptarëve , për t’u kthyer ekonominë atyre ” – tha Basha .


