• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA VAU I DEJËS/ Lleshaj: Ruajtja e objekteve publike nga kompania shtetërore, rritje e besueshmërisë dhe ulje e kostos së shërbimit
Home
Politikë

FLET NGA VAU I DEJËS/ Lleshaj: Ruajtja e objekteve publike nga kompania shtetërore, rritje e besueshmërisë dhe ulje e kostos së shërbimit

7 June, 2020 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, vizitoi sot hidrocentralin e Vaut të Dejës për të parë se si funksionon konkretisht në kuadrin e një objekti të rëndësisë së veçantë, “Illyrian Guard”. Lleshaj tha se “po bëhet kohë kur Qeveria vendosi që ruajtjen e objekteve shtetërore t’ia besojë një kompanie shtetërore, “Illyrian Guard”. Gjatë kësaj kohe kompania ka vazhduar një proces rritjeje e konsolidimi”.

“Shihet me kënaqësi se procesi i konsolidimit dhe rritjes së kësaj kompanie ka ecur mirë. Ajo tashmë ka marrë në kontroll një pjesë të madhe të objekteve shtetërore duke siguruar të paktën dy përfitime të mëdha për taksapaguesit dhe për shtetin në tërësi”, deklaron ministri. Së pari, tha ai, është rritur në mënyrë të ndjeshme cilësia dhe besueshmëria e shërbimit të këtyre subjekteve publike dhe së dyti, janë optimizuar dhe janë ulur kostot e shërbimit, të cilat do të vazhdojnë të ulen në vijueshmëri.

“Shpresoj dhe është e planifikuar që “Illyrian Guard” të rrisë nivelet e teknologjisë, të trajnimit të stafit, nivelin e gatishmërisë dhe të vijojë të ulë kurbën e kostos, me qëllim që ruajtja të jetë në nivele optimale, shumë herë më e mirë dhe më e besuar në raport me atë nivel që kishte mbërritur, kur ky shërbim ishte në duart e privatit”, u shpreh ministri. Lleshja shprehu besimin se “në një të ardhme të shpejt, “Illyrian Guard” të provojë para taksapaguesve, Qeverisë, autoriteteve se është një kompani serioze, e aftë dhe e përgjegjshme për të marrë përsipër detyrën e rëndësishme të garantimit të sigurisë për objektet shtetërore”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET SI KRYEMINISTËR/ Basha: Do të fitojmë zgjedhjet, nuk do humbas kohë me kurthet dhe gropat e një qeverie të dështuar
Previous article BAZA DETARE E PASHALIMANIT/ NATO: Gati për zbatimin e një plani të përbashkët

s.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT