• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA KAVAJA/ Veliaj: Opozita erdhi mori votat këtu dhe nuk u duk më! Halli i Berishës është…
Home
Politikë

FLET NGA KAVAJA/ Veliaj: Opozita erdhi mori votat këtu dhe nuk u duk më! Halli i Berishës është…

1 April, 2023 s.autor Politikë

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, të cilët pasi morën votat e braktisën Kavajën dhe nuk u dukën më. Gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak në Kavajë, Veliaj u bëri thirrje simpatizantëve të opozitës që, në këto zgjedhje, të mbështesin PS dhe kandidatin e saj, pasi ndryshe nga PD dhe PL, socialistët nuk do i braktisin kurrë.

“Kush janë deputetët e opozitës në Kavajë? I morën mandatet dhe i lanë. Dikush shkoi të punonte në një television – shumë mirë, i qoftë puna mbarë, dhe e la mandatin – tjetri mori 300 vota. Ju kujtohet Petrit Vasili me 300 vota? Pra, ka më pak vota se shkolla më e vogël në fshat dhe e ka harruar Kavajën sepse Kavaja i duhej vetëm për ato 300 vota. O shokë, mos u ndani në të majtë e në të djathë! Në qoftë se jeni me Partinë Demokratike votoni Redi Kralin dhe Partinë Socialiste, se nuk do të ikin kurrë nga detyra, nuk e harrojnë Kavajën, do jenë këtu përditë këtu. Ndaj, kush nuk e jep votën për Partinë Socialiste dhe për Redi Kralin, e ka hedhur votën kot. Ja ka dhënë dikujt që Kavajën e harron sapo mbarojnë zgjedhjet”, nënvizoi Veliaj.

Ai tha se halli i vetëm i Sali Berishës është shpallja “non grata” dhe jo qytetarët e Kavajës dhe të Shqipërisë. “Ata që ishin në Këshill Bashkiak nuk u paraqitën në punë, ata që duhet të kandidonin për zgjedhje nuk erdhën në ditën e votimit. Sali Berisha ka një hall. Halli i tij është se është shpallur person non-grata. Halli i Sali Berishës është se nuk e kalon dot Rinasin. Është një njeri që nuk shkon dot në aeroport, nuk udhëton dot. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe e kanë shpallur të papëlqyer, të papranueshëm, persona non- grata. Ai e vuan këtë dhe e di çfarë thotë, thotë u bëftë halli im halli i të gjithëve”, tha drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ Olta Gixhari dëshiron të lërë shtëpinë e Big Brother Vip, çfarë pritet të ndodhë gjatë spektaklit dhe arsyeja e këtij vendimi
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Rusia fillon rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj drejt fushëbetejës

s.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT