• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET I BINDUR/ Flamur Noka: Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet. 80 % e anëtarësisë do Berishën
Home
Politikë

FLET I BINDUR/ Flamur Noka: Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet. 80 % e anëtarësisë do Berishën

20 September, 2021 F.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është i bindur se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet sepse sipas tij anëtarësia ka më shumë fuqi se kryetari.

‘Ke marrë një vendim kundër shumicës nuk mund të rrish më kryetar i PD-së. Kuvendi do të mblidhet sepse fuqi më shumë se kryetari ka anëtarësia. Kur të mblidhet 1/4 e anëtarëve të Kuvendit, thuhet se kryetarit është i detyruar që të thërrasë Kuvendin. Ai sot doli kundër bazës. Bazën nuk e ndalon dot askush, nuk mund t’i vësh fre bazës. Një PD më e bashkuar ku pyetet anëtarësia më e shëndetshme më e fortë dhe fituese. Sot PD pas vendimit të Bashës nuk është e bashkuar është e përçarë, nuk është besuese se fiton më dikush aty.’- tha Noka.

Deputeti i PD, Flamur Noka tha në ‘5 pyetje nga Babaramo” se vendimi që Basha mori për përjashtimin e Berishës  solli vetëm shkatërrimin e partisë  për të ruajtur karrigen e tij. Noka tha se ky vendim i shërben vetëm Ramës dhe se 80 % e anëtarësisë së PD është pro Berishës dhe se Bashën nuk e votojnë më.

“Ky vendim shkatërron PD, nuk ke dashur t’ia dish fare, ke ruajtur veten tende vetëm për PD nuk është ky vendim. Ky është vendim i pushtetarit për të ruajtur karrigen e pushtetit, ndërsa shtetari kur vjen puna te vendimet që shkatërrojnë partinë e tij nuk marrin vendime të tilla. Edhe kur vjen puna te aleati strategjik, ti mor zotëri duhet të vesh spektra me ngjyra në komunikimin dhe marrëdhënie jo vetëm bardh dhe zi. Ai le të thotë se nuk mund ta marrë dot këtë vendim pasi t’i shkatërron partinë tonë. Nuk po përjashtohet Flamur Noka një deputet sado kontribut të ketë, por u përjashtua historia dhe suksesi i partisë demokratike pasi vetëm në drejtimin e Berishës ka pasur partia.Ne shpallim fitore kur humbim nga zgjedhja në zgjedhje, por kjo nuk është fitore tallemi me veten. Pas këtij vendimi nuk të vjen kush më prapa as mua as ty dhe asnjë njeri. 80 % e anëtarëve janë mbështetës të Berishës dhe ty të kanë votuar vetëm se u bëri thirrje Berisha se nuk do të kishin votuar me ty pas dy humbjesh, ti përfaqëson pakicën me këtë vendim që ke marrë. Vendimi që ka marrë Basha ai shërben vetëm Ramës askujt tjetër. ”, tha Noka. Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJE PËR BERISHËN/ Ristani: Bëje shkrime KUNDËR Bashës, Gjekmarkaj: Nuk jam njeri që e mbyll...
Previous article "O ZOT, E DI SI MË NGJANIN ATA NDAJ CHELSEA-T..."/ Legjenda angleze “shkatërron” Tottenham dhe Harry Kane

F.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT