• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Flet deputetja e PS: Ja pse votuam kundër arrestimit të Tahirit
Home
Shqipëri

Flet deputetja e PS: Ja pse votuam kundër arrestimit të Tahirit

25 October, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kur Kuvendi votoi kundër arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati tregoi disa nga arsyet se ky u mbështet ku argument nga maxhoranca. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Ferhati tha se PS votoi kundër arrestimit të Tahirit pasi ndaj tij nuk kishte prova, ndërsa kërkesa e Prokurorisë kishte sfonde politike.

“Ne votuam pjesërisht kundër kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimit Tahirit dhe votuam pro hetimit të tij dhe kontrollit të banesës. Ne nuk patëm nga organi i akuzës asnjë kërkesë që të kishte argumente të bazuara që të krijonin bindjen tonë për përfshirjen e Tahirit në këtë çështje. Në radhë të parë më duhet t’ju shpjegojë që këshilli i mandateve dhe Kuvendi janë organe kushtetuese. Kushtetuta dhe ligji e kanë përcaktuar tagrin e Kuvendin në këto raste. Deputetëve imuniteti absolut iu është hequr, ata janë të barabartë para ligjit. Vetëm për rastin e arrestimit dhe kontrollit të banesës kërkohet vendim nga Kuvendi. Gjithë qëllimi që mbrohen deputetët është që të evitohen sjelljet abuzive të organeve të tjera ndaj pushtetit, për ato që quhen veprime me sfonde politikë. Kuvendi në tagrat që kishte duhet të verifikonte këto elemente. A ishim para rastit për t’i dhënë dritën jeshile për t’i hapur rrugë arrestimit të Tahirit?! Ky nuk ishte rasti. Prokuroria e ka nisur hetimin, ta vazhdojë dhe t’i shkojë në fund këtij hetimi. Ne nuk ishim në kushtet të Kuvendi të përligjte arrestimin e Tahirin, do cënonim të drejtat themelore të njeriut. Vija ndarëse është; ka të dhëna që e implikojnë apo jo. Deputetët që votuan pro, morën rolin e gjykatësit.”, tha Klotilda Ferhati.

Ndër të tjera deputetja e PS, Klotilda Ferhati tha se kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Tahirit ishte e nxituar. Ajo u shpreh ndër të tjera se ka bindjen se hetimi ka sfond politik.

“Ne jemi duke zbatuar detyrimet kushtetuese. Opozita bëri çdo gjë që duhet të bënte gjykata, pasi nxorën edhe konkluzionin që Tahiri është fajtor. Prokuroria e Krimeve të Rënda është nxituar me këtë kërkesë për arrestimin e Saimir Tahirit. Ata kanë nisur hetimet pas daljes së dosjes në media. Duhet të zbatohen standardet e një procesi të rregullt. Prokuroria nuk kishte prova dhe seanca e Këshillit të Mandateve duhet të ishte e hapur, pasi Prokuroria nuk kishte prova në të ashtuquajturën seancë sekrete. Prokuroria i kishte të gjitha mundësitë për të hetuar. Kam bindjen se ky hetim ndaj Tahirit mund të ketë sfond politik. Nuk paragjykoj Prokurorinë dhe kërkoj që ata të çojnë deri në fund hetimin e tyre. Prokuroria ka mundësinë t’i kontrollojë banesën, telefonin, dhe ta mbajnë nën vëzhgim Saimir Tahirin”- tha deputetja e PS.

Ndërkohë e pyetur për lidhjet mes poltikës dhe krimit, Ferhati tha se po punohet për të luftuar këto lidhje.
“Unë mendoj se ne në Shqipëri kemi të gjitha mundësitë për të hetuar dhe luftuar këto lidhje. Ne jemi të vendosur për të çuar deri në fund këtë luftë. Ne do krijojmë të gjitha mundësitë për bashkëpunim mes institucioneve”-tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Chievo-Milan, sot shansi i fundit për Montellan
Previous article 'Çudit' Gasperini, lë në stol Berishën ndaj Veronës

Redaktor2

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT