Trajneri italian, Vincenzo Montella, është më i kritikuari për rezultatet e dobëta të Milanit në fillim të këtij sezoni. Por, ai nuk është i shqetësuar për mundësinë e shkarkimit.
“A jam i shqetësuar për punën time? Jo, unë e di rrezikun e kësaj pune. Jam i sigurt që do të fitojmë ndaj Chievos”, tha Montella për mediat italiane.
Chievo – Milan do të zhvillohet sonte në orën 20:45, ku skuadra e Montellës do të tentojë fitoren e parë pas tre humbjeve radhazi dhe një barazimi.