• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FJALIMI I THAÇIT NË MBRËMJE PËR AKUZAT/ VOA: Kosova në një nga situatat më sfiduese prej shpalljes së pavarësisë
Home
Rajon

FJALIMI I THAÇIT NË MBRËMJE PËR AKUZAT/ VOA: Kosova në një nga situatat më sfiduese prej shpalljes së pavarësisë

29 June, 2020 s.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet t’i drejtohet të hënën mbrëma opinionit publik lidhur me situatën e krijuar pas publikimit të akuzave të pakonfirmuara ndaj tij dhe një grupi pjesëtarësh të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse kishte paralajmëruar për të dielën ai e shtyu për sonte këtë paraqitje që do të jetë e para që nga e mërkura kur mërkurën zyra e Prokurorit të Posaçëm në Hagë, publikoi njoftimin se ka ngritur akuza ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Zoti Veseli hodhi poshtë akuzat dhe e cilësoi njoftimin si veprim të pashembullt me motive politike, ndërsa presidenti Thaçi në rrjetet sociale tha se “askush nuk mund ta rishkruaj historinë e Kosovës”.

Publikimi i njoftimit për akuzat çoi në dështimin e planeve për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet të dyja vendeve.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se pret që ambasadori Grenell të cakotjë një datë të re të takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndonëse analistët thanë se situata e re ka vënë në pikëpyetje rifillimin e bisedimeve, Bashkimi Evropian ndërkaq po ngulë këmbë se ato duhet të rifillojnë muajin që vjen. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, planifikojnë një takim të nivelit të lartë në Paris më 10 korrik.

Vëzhguesit thonë se zhvillimet e fundit pasqyrojnë mungesën e një bashkërendimi transatlantik rreth Kosovës dhe publikimi i akuzave ishte goditje ndaj nismës amerikane për rifillimin e bisedimeve.

Por, kryeministri Hoti, tha pas një vizitë që zhvilloi në Bruksel javën që lamë pas se “takimi në Ëashington, samiti i Parisit dhe bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian nuk janë të ndara”.

Zhvillimet e fundit kanë lënë prapa mjaft paqartësi dhe Kosovën në një nga situatat më sfiduese që nga shpallja e pavarësisë së saj. Fjala e presidentit Thaçi e planifikuar për të hënën mbrëma pritet të hedh më shumë dritë për hapat që do të ndiqen nga skena politike për tejkalimin e situatës./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA PLOT VUAJTJEVE E GRUAS NGA VLORA/ Veronika: Si më dhunoi e braktisi para se të lindja fëmijën, burri 16 vite më i madh
Previous article FLORJAN BINAJ REZULTOI I INFEKTUAR PAK DITË MË PARË/ Aktori i humorit: Më në fund, Covidi më la (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT