• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA PLOT VUAJTJEVE E GRUAS NGA VLORA/ Veronika: Si më dhunoi e braktisi para se të lindja fëmijën, burri 16 vite më i madh
Home
Sociale

HISTORIA PLOT VUAJTJEVE E GRUAS NGA VLORA/ Veronika: Si më dhunoi e braktisi para se të lindja fëmijën, burri 16 vite më i madh

29 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Një tjetër histori që mbush në dhimbje dhe lot u trajtua sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, me autore Evis Ahmetin.

Një nënë rreth të 45-ve rrëfeu kalvarin e gjatë e vuajtjen e madhe, mes një jete dramatike. E dhunuar fizikisht, e braktisur në mesin e një jete mister dhe një varfërie të tejskajshme.

“Jam Veronika H. kam qenë e martuar në 1995 në Tepelenë me shkuesi. Shkuesi ishte dajua im, kushëriri i parë i mamasë. Sot jam 45 vjeçe. Jam martuar 20 vjeçe, një herë më parë kur unë kisha mbushur 18- vjeç familja ime më kishte martuar me shkuesi, tezja u bë sebep. Ishte viti 1993, u martova në Babicë të madhe në Vlorë. Burri ishte 12 vite më i madh, aty qëndrova një vit e gjysme, por vëllai më mori sepse ai kishte probleme të shëndetit mendor.

Edhe unë e kisha këtë martesë pa celebrim dhe vëllai erdhi më mori. U ktheva në familje te babai im në Sevaster të Vlorës. Pas 3- muajsh familja ime më martoi në Tepelenë, me një burrë të martuar i cili kishte qenë edhe 3 herë të tjera dhe kishte një fëmijë. Unë u martova me këtë i cili ishte 16 vite më i madh, ai dëgjonte shumë të ëmën. Sepse ne jetonim së bashku në një shtëpi, kjo zgjati veç një muaj sepse brenda kësaj banese ishim ndarë me dhoma. Që në muajin e parë rashë shtatëzanë, lindi fëmija i parë dhe pas katër muajsh ndërroi jetë në duart e mia, vajza kaloi temperaturë të lartë. Fëmija u helmua me qumshtin tim sepse unë kisha renë shtatzanë përsëri.

Fëmija i dytë erdhi në jetë në vitin 2000. Gjërat nuk ecën mirë. Atë vit mu dogj edhe shtëpia nga një shkëndije elektrike, edhe mua edhe vjehrrës. Asaj ja bëri komuna ndërsa ne të dyve nuk na i bëri shtëpinë edhe ne ngelëm në rrugë. Ne ikëm në atë lagje në një shtëpi të vjetër të një komshiu, i cili kishte emigruar jashtë. Në vitin 2008 erdhëm në Vlorë, por në 2004 erdhi në jetë djali, fëmija i katërt. Erdha në Vlorë, ai nuk paguante qeranë, ne arritëm të ziheshim, ai më dhunonte.

Shyqyr që pata familjen time, e cila më ndihmoi shumë sidomos motra time. Në 2010 unë rashë shtatëzanë përsëri, në 2011 e linda këtë fëmijë, bashkëshorti më dhunoi shumë keq para se të lindja, gati 15 dite më plasi në tokë. Sa linda ika te dy shoqe me gjithë fëmijën tim. Ai para se të lindja unë u largua nga shtëpia dhe shkoi te motra në Fier, unë ju luta të kthehej për hatër të fëmijëve”,- tregoi gruaja vuajtjet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET KORONAVIRUSI NË MAT/ Infektohet një punonjës i Bashkisë, dezinfektohen ambientet, testohen kontaktet e afërta
Previous article FJALIMI I THAÇIT NË MBRËMJE PËR AKUZAT/ VOA: Kosova në një nga situatat më sfiduese prej shpalljes së pavarësisë

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT