• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fjalimet e Bashës terrorizojnë ndërkombëtarët/ Ja deklaratat anti-shqiptare në…
Home
Shqipëri

Fjalimet e Bashës terrorizojnë ndërkombëtarët/ Ja deklaratat anti-shqiptare në…

27 November, 2017 F.autor Politikë, Shqipëri

“Kur shkoj jashtë Anglisë nuk them asnjë fjalë të keqe për atdheun tim pasi boll të këqija kam thënë brenda tij!”

Kjo ka qenë një ndër shprehjet që përdorte më shpesh Winston Churchill, lideri i shquar britanik i cili udhëhoqi vendin e tij në kohë të vështira.

Jo e njëjta gjë vlen për politikanët shqiptarë të cilët e harrojnë këtë shprehje sapo zbresin avionin në një vend tjetër.

Një ndër ta është edhe lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili në mënyrë të përsëritur “luftën” politike ka zgjedhur ta bëjë në takimet ndërkombëtare ku përpiqet që të shfaqë një Shqipëri që askush nuk do të donte që ta ndihmonte apo vizitonte.

Në një prej fjalimeve të tij vihen re nota anti-shqiptare pasi në një kohë kur Shqipëria po bën përpjekje për t’ju bashkuar familjes Europiane, ligjirata të tilla duket sikur i thonë partnerëve “Ndaluni se ne kemi këto problem dhe nuk duhet të hyjmë pasi ndosim vlerat tuaja.

Më poshtë po sjellim disa fragmente nga fjalimi i liderit të PD-së i cili nuk ka asnjë fjali positive për Shqipërinë duke lënë të kuptohet se këtu ka veç dhunë, banda, drogë, klane mafioze, kaos tubimesh dhe rezistencë qeveritare.

“Mijëra njerëz kanë protestuar pa pushim në mënyrë paqësore në Tiranë që nga mitingu masiv më 18 shkurt duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të ballafaquar me një situatë të pashembullt politike, opozita vendosi të vazhdojë me protesta dhe të pezullojë veprimtarinë parlamentare deri në formimin e një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërcënimet kryesore në Shqipëri janë:

Ligji për dekriminalizimin që nuk po zbatohet dhe kriminelët janë ende në detyrë.

Droga dhe paratë e drogës po përdoren për të blerë zgjedhjet.

Ish-ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ylli Manjani deklaroi publikisht se kultivimi i drogës është po bëhet masiv dhe se policia është e lidhur me trafikantët.

Situata e drogës në Shqipëri është raportuar gjerësisht nga media ndërkombëtare.

Prokurorët italianë kundër mafias kanë denoncuar hapur lulëzimin e trafikut të drogës në Shqipëri dhe kanë kritikuar qeverinë e Shqipërisë për mosbindje,” shprehet Basha në fjalimin e tij.

Në një fragment tjetër haste tendenca e kryedemokratit për të keqinterpretuar në llogari të tij fjalimet e diplomatëve të lartë që janë akredituar në vendin tonë.

“Shqipëria është kthyer në hartën e drogave të forta dhe për herë të parë është përfshirë në listën e zezë të raportit të pastrimit të parave.

Nënvizoj se Shqipëria shërben si bazë e operacioneve për organizatat rajonale të krimit të organizuar.

Kjo situatë konfirmohet edhe nga raportet e EUROPOL dhe zyrtarë italianë.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt paralajmëroi se “më shumë se 2 miliardë euro të përftuara nga trafiku i drogës mund të përdoren për të blerë zgjedhjet e ardhshme”.

Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Donald Lu paralajmëroi në mënyrë eksplicite se “politikanët e korruptuar, gjykatësit, prokurorët dhe bosët e krimit do të përpiqen që të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe gjithçka tjetër në vend,” thotë Basha në takim me ndërkombëtarët të cilët kanë çelësin e hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ndërkohë në një moment kreu i PD-së Lulzim Basha liston edhe disa emra deputetësh dhe kryetarë bashkish sipas të cilit janë fajtorë dhe duhet të lenë karrigen institucionale.

“Komisioni Qendror Zgjedhor i kontrolluar nga qeveria (KQZ), ka injoruar kërkesën e Prokurorisë për informata të caktuara mbi dhjetra deputetë dhe kryetarë bashkish me shënime penale.

Deputetët e shumtë dhe kryetarët e bashkisë të mbrojtur nga kryeministri Edi Rama janë: Armando Prenga, Tom Doshi, Aqif Rakipi, Omer Mamo, Artan Gaci, Gledion Rehovica, Artur Bushi, Artur Bardhi, Termet Peci, Adem Lala, Ndrec Dedaj, Adriatik Zotkaj,” nënvizon Basha, ku vihet re se nuk ka përmendur asnjë ligjvënës të djathtë apo kryebashkiak. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pellgje me gjak, dalin pamjet nga atentati me tritol në Vlorë (VIDEO)
Previous article PROFIL/ Atentati në Vlorë, ja kush është Ines Hajrulla, shënjestra e minës me telekomandë

F.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT