Një automjeti në qytetin e Vlorës i është vendosur një sasi lënde shpërthyese mëngjesin e kësaj të hëne.
Nga ky atentat ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi, Ines Hajrulla, 25 vjeç banues në Vlorë.
Ines Hajrulla është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është shoqëruar disa herë në komisariat në harkun kohor të 4 viteve.
Në vitin 2013 ai u arrestua për grabitje të një llotoje pas një operacioni të mirëorganizuar, ndërsa bashkëpunëtori i tij u shpall në kërkim.
Në vitin 2016, policia e ka arrestuar në flagrancë për “Armëmbajtje pa leje”, shtetasin Ines Hajrullah . Gjatë kontrolleve të ushtruara, Policia i sekuestroi një armë zjarri “Pistoletë-Çeke”, e hedhur në tokë në një rrugicë pranë shkollës Industriale.


