• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fituan viza pune në Gjermani, ajo që tregon Alisa është dëshpëruese
Home
Sociale

Fituan viza pune në Gjermani, ajo që tregon Alisa është dëshpëruese

31 October, 2017 Ina.Autor Sociale

Pjese e rrefimeve janë historitë dhe përvojat e shumta të cilat shumë ballkanas i tregojnë se si u zhgënjyen me jetën në Gjermani, pas marrjes së vizave të punës dhe fillimit të një jete të re, në vendin e ëndrrave të tyre Gjermani. Mediat në Bosnje raportojnë se nderkohe qe disa janë shumë të kënaqur, të tjerët thonë se ky ka qenë hapi më i keq që kanë bërë në jetë, përcjellë Gazetametro.net. Në fakt ka shumë informacione dhe asnjëri nuk është aq i zi dhe aq i bardhë. Në mesin e atyre që kanë shkuar është edhe Alisa Kekic. “Dhashë dorëheqje nga puna, e kam çregjistruar shtëpinë, i kam futur të gjitha gjërat në veturë dhe drejt e për Gjermani. Shkova në Hailbronn, një qytet më 100 mijë banorë, jo larg Stuttgartit. Asnjëherë më herët nuk pata dëgjuar për këtë vend dhe as që kam pasur idenë se çka do të më pret. Hailbronn është njëri nga qytetet e Baden- Wurttemberg, një ndër rajonet më të pasura të Gjermanisë, e njohur ndryshe si qendra e industrisë së automobilizmit. Duhet të pranoj se unë preferoj veçoritë e tjera të këtij rajoni dhe verëra të shijshme dhe vreshta që shtrihen midis qyteteve”, tregon Alisa e cila është magjistre e politologjisë, transmeton Gazetametro.net. “Çka po bëj unë? Cili në fakt është plani im?”, me ka kaluar gjithmonë nëpër kokë. E vërteta është se unë nuk kam pasur ndonjë plan. Vetëm kam dashur të shkoj për një periudhë, të largohem nga ai negativitet që na rrethonte, dhe t’i jap vetes mundësi të hulumtoj se a ka diçka më të mirë se kjo”, e tregon ajo përvojën e saj. Shumë shpejt ka njohur një njeri i cili e ka braktisur Bosnjën dhe ka shkuar në mërgim. “Ku do të gjesh një boshnjak? Kuptohet se në Gjermani”, e thotë me të qeshur ajo. “Këtu gjithçka sillet rreth punës. Punë, punë, punë dhe vetëm punë. Janë shumë punëtorë dhe kursimtarë. Në fakt edhe ata ankohen, ankohen për atë që gjithmonë mundet më mirë. Nëse treni të vonohet një minutë do të dëgjoni një mallkim dhe psherëtimë, shikojnë orën dhe kthejnë kokën në një shenjë mosmiratimi. Nëse marrin rritje në rrogë nuk gëzohen edhe aq shumë, nëse marrin pushim nuk gëzohen, sepse thonë që gjithmonë mundet më shumë”. Në pyetjen se a mendon të kthehesh dhe a të mungon Bosnja, ajo u përgjigj: “Jam mirë këtu. Nganjëherë më mungon vendlindja, ajo kuptohet, por sa herë që shkoj e kuptoj që nuk kam humbur asgjë. Në fakt janë të shumtë njerëzit të cilët mendojnë të vijnë në Gjermani dhe të gjejnë një punë. Më mungon grupi, sepse është i vetmi minus këtu”, thotë ajo. Alisa, megjithatë, thotë se gjithmonë konsiderohesh një qytetar i dorës së dytë në një vend të huaj. “Nevojitet që njeriu të ambientohet, të asimilohet, të mësojë gjuhën, të njohë njerëz të rinj, të mësohet se si funksionon sistemi. E gjitha kjo kërkon djersë dhe kohë. Këtu punohet shumë, nuk ka të shikosh nga muri fqinjët. Disa gjëra janë shumë më të vështira sesa te ne. Por më duket se në fund merr aq sa ke mundur të japësh. Kjo për mua është në rregull”, ka përmbyllur Alisa.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENT/ Ja kush e anulon pavarësinë e Kosovës
Previous article LARGIMI I AJAZIT/ LSI hesht - Nishani: Mbeta i befasuar!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT