• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LARGIMI I AJAZIT/ LSI hesht – Nishani: Mbeta i befasuar!
Home
Breaking News

LARGIMI I AJAZIT/ LSI hesht – Nishani: Mbeta i befasuar!

31 October, 2017 Redaktor2 Breaking News

Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur për gazetën ‘Panorama’ pas vendimit të Visho Ajazit për t’u dorëhequr nga drejtimi i Shërbimit Informativ, për të cilin thotë se është i befasuar. Për Nishanin, dorëheqja e Ajazit duhet të ketë arsye shumë të forta nisur kjo edhe nga natyra e ish-kryetarit.

“Nuk kam asnjë informacion se cilat kanë qenë arsyet e dorëheqjes së z. Visho Ajazi Lika. Mund t’ju them se kam mbetur i befasuar dhe shumë i keqardhur nga kjo situatë e krijuar në njerin prej institucioneve më të rëndësishme të vendit dhe shumë specifike, për më tepër, në situatën aktuale që lidhet me sigurinë nga kërcënimet, qëoftë me terrozimin, qoftë me krimin e organizuar, kam patur dhe ruaj një eksperiencë të shkëlqyer nga bashkëpunimi me të dhe e vlerësoj për personalitetin, maturinë dhe gjakftohtësinë, me të cilën ka menaxhuar punën dhe sfidat. Me siguri që dorëheqja ka arsye shumë të forta për një natyrë ai ajo që kam njohur unë tek z. Ajazi”, ka deklaruar Nishani. Nishani ka theksuar se vitet e fundit ka patur presione dhe shantazhe politike ndaj SHISH dhe ish-kryetarit Ajazi, kryesisht nga deputetët e maxhorancës dhe nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

“Shërbimi Inteligjent është një institucion i pavarur kushtetues në kuptimin operacional, dhe kemi parasysh që veprimtaria më kryesore dhe më e rëndësishme është ajo operacionale për këtë institucion. Si i tillë, ai mbetet nën tentativën e kapjen politike. Gjatë viteve të kaluara, ka patur një presion të fortë e herë pas here, deri dhe shantazh politik ndaj Shërbimit dhe z. Ajazi kryesisht. Po të risjellim sulmet nga deputetët e maxhorancës, qeveria dhe Komisioni Parlamentar i Sigurisë do të kuptojmë shumë më mirë rrethanat aktuale”, është shprehur Nishani.

Largimin e Visho Ajazi Likës nga SHISH, në Partinë Demokratike e shpjeguan me lidhjet e Edi Ramës me krimin.

Por në LSI ende nuk kanë një shpjegim.

Kanë kaluar 24 orë nga njoftimi i dorëheqjes së Visho Ajazit dhe kjo forcë politike nuk ka një qëndrim, as pozitiv as negativ, se përse iku shefi i SHISH.

Sipas Lapsi.al, Monika Kryemadhi po pret se çfarë do të vendosë Ilir Meta, për kandidaturën e propozuar nga Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fituan viza pune në Gjermani, ajo që tregon Alisa është dëshpëruese
Previous article Forca Detare shqiptare shpëton 100 emigrantë sirianë në detin Egje

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT