• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FIRMOSET MEMORANDIUMI/ Diaspora zyra të dedikuara në çdo bashki
Home
Sociale

FIRMOSET MEMORANDIUMI/ Diaspora zyra të dedikuara në çdo bashki

1 June, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Në çdo bashki të vendit do të ketë zyra të dedikuara për Diasporën. Ministri i Shtetit për Diasporën, së bashku me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Shoqatën për Autonominë Vendore kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për bashkërendimin e punës me qëllim ngritjen e strukturës administrative pranë bashkive, për Diasporën dhe migracionin. Organizimi i strukturës administrative për Diasporën dhe migracionin në njësitë e qeverisjes vendore do të kryhet sipas vlerësimit të numrit të banorëve të tyre, në nivel drejtorie, sektori dhe zyre.

Krijimi i këtyre strukturave synon mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve me anëtarët e Diasporës shqiptare, të cilët kanë vendlindjen ose origjinën nga territori që ato mbulojnë. Ministri i Shtetit për Diasporën nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Diasporës siguron pjesëmarrjen e përfaqësuesve të strukturave administrative për diasporën dhe migracionin të bashkive në forumet apo strukturat konsultuese referuar çështjeve të diasporës; koordinimin e partneritetit ndërmjet institucioneve të qeverisjes vendore dhe organizatave/komuniteteve të diasporës në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm vendor, edukimin e të rinjve dhe promovimin e vlerat historike dhe kulturore lokale; informimin e përfaqësuesit të strukturave në bashki mbi asistencën e donatorëve, thirrjet për projektpropozime; dhënien e informacionit për legjislacionin shqiptar në fushën e investimeve; koordinimin për trajnimin e personelit të strukturës administrative në çdo bashki; dhe asistimin në përcaktimin e aktiviteteve vjetore nga bashkitë e vendit.

Ministria e Brendshme sipas memorandumit do të realizojë: informimin e strukturave administrative për Diasporën dhe migracionin në njësitë e qeverisjes vendore, mbi politikën shtetërore për migracionin dhe programet përkatëse të cilat do të zbatohen në nivel vendor; informimin për pjesëmarrje përfaqësuesve të strukturave administrative për Diasporën dhe migracionin të bashkive në takimet konsultuese dhe aktivitetet për çështjet e migracionit; bashkëpunimin me strukturat administrative për Diasporën dhe migracionin të bashkive në lidhje me rishikimin e aktiviteteve të lidhura me çështjet e migracionit dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj migrantëve; informimin e përfaqësuesve të strukturave administrative për diasporën dhe migracionin në bashki mbi asistencën e donatorëve, thirrjet për projektpropozime, përfshirë programet lokale për parandalimin e migracionit të parregullt, nga të cilat përfitojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore; bashkëpunimin dhe konsultimin me strukturat administrative për diasporën dhe migracionin të bashkive, për të hartuar dhe zbatuar programe të veçanta për të rinjtë dhe familjet e tyre me qëllim reduktimin e migracionit të parregullt si dhe mbështetjen e strukturave administrative për Diasporën dhe migracionin të bashkive me informacion për legjislacionin shqiptar në fuqi.

Ndërsa Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe strukturat përgjegjëse në këtë institucion realizojnë: koordinimin me trupin diplomatik për shkëmbimin e informacionit me strukturat administrative për diasporën në njësite e qeverisjes vendore për komunitetet shqiptare ndaj të cilave shprehin interes njësitë e qeverisjes vendore; asistimin për koordinimin e aktiviteteve për komunitetet shqiptare me origjinë nga territoret e njësive të qeverisjes vendore në vendin pritës; dhe koordinimin me ministrinë përgjegjëse për punët e brendshme, ministrin përgjegjës për Diasporën për garantimin e dhënies së ndihmës e të informacionit për çështjet që lidhen me Diasporën dhe migracionin.

Shoqata për Autonominë Vendore bashkëpunon për realizimin si më poshtë të: vendimmarrjes dhe funksionimit të strukturës administrative për diasporën dhe migracionin në çdo bashki të vendit brenda vitit 2020, trajnimit të përbashkët të burimeve njerëzore të strukturës administrative për Diasporën dhe migracionin në çdo bashki për zbatimin e politikës shtetërore të diasporës dhe migracionit si dhe përgatitjes së kalendarit vjetor të aktiviteteve për Diasporën dhe migracionin në çdo bashki të vendit dhe krijimin e platformave elektronike në çdo njësi të qeverisjes vendore të cilat do ti shërbejnë informimit mbi aktivitetet dhe çështjet e diasporës dhe migracionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY NGJARJET QË TRONDITËN OPINIONIN/ Rastet e dy minoreneve në Tiranë e Kavajë dhe shantazhet monstruoze
Previous article PAS TAKIMIT ME AMBASADORËT/ Basha "ndryshon" mendje: Nesër në 17:00 të mblidhet Këshilli Politik

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT