Një ngjarje e rëndë e monstroeze tronditi sërish vendin, kur vetem dy dite më parë u zbulua historia e perdhunimit të një 15 vjeçareje në Tiranë.
Detajet e renda të ngjarjes me ne qender një vajzë minorene si dhe shantazhet e videot duken te njëjta me historinë e një viti më parë në Kavajë ku një 13 vjeçare u përdhunua në grup nga 8 persona.
Në te dyja rastet, të rëna pre të shantazheve nga më të ndryshmet, vajzat janë shfrytëzuar për muaj me radhë deri në momentin e së vërtetës. Ajo çka e bën edhe më të rëndë është se zanafillën e kanë në ambientet e shkollës.
Kjo e fundit, duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për sigurinë në keto ambiente por edhe duhet të drejtojë gjithnjë e më shumë prindërit në dëgjimin e fëmijëve të tyre si dhe denoncimin e rastit menjëherë sapo bëhet i ditur.
Kujtojmë këtu se babai i 15 vjeçares ka qenë në dijeni të ngjarjes prej 6 muajsh.
Si ndodhi ngjarja në Tiranë
Roja i shkollës i cili paguhej për të garantuar sigurinë e nxënësve, e ka ngacmuar seksualisht vajzën për një vit, duke i thënë se ia dinte historinë. Ngacmimet dhe përndjekjet e rojës së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës kanë nisur 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të.
Vajza është në gjendje të rëndë psikike pas gjithë traumave që ka kaluar. Përveç 65 vjeçarit, në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, kryesisht të rinj të cilët nëpërmjet shantazhit me video kishin arritur të kryenin marrëdhënie me vajzën.
Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a” dhe “Welcome to hell baby”.
Pas këtij episodi, vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.
Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjec. Aparatet celulare të 65 vjecarit dhe 20 vjecarit janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
Fillimisht është bërë shoqërimi i 65 vjecarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transferimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambiental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjecari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20 vjeçarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.
Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjec kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime.
Ndërkohë që ne deshminë e tij, vëllai i vajzës tha se motra është abuzuar seksualisht që në moshën 12-vjeçare, kur ishte në klasën e shtatë, nga roja 65-vjeçar dhe punëtorët e këtij të fundit, të cilët i urdhëronte vetë ai.
Si ndodhi ngjarja në Kavajë
Përdhunimi i 13-vjeçares nga 8 bashkëmoshatarët e saj në Kavajë është padyshim një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Shqipëri. Abuzimi me të miturën vijoi për rreth 2 muaj, deri në momentin kur vajza me prindërit e saj denoncuan ngjarjen në polici.
Djemtë njëri pas tjetrit shfrytëzuan videon e xhiruar në shtëpinë e gjyshes së të dashurit, për të shantazhuar 13-vjeçaren dhe për ta detyruar që të kryejë marrëdhënie me ta.
AlpeNews.al