• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FESTA E BAJRAMIT NË PLAZH/ Ndryshon tradita për pushuesit nga Kosova
Home
Destinacione

FESTA E BAJRAMIT NË PLAZH/ Ndryshon tradita për pushuesit nga Kosova

11 August, 2019 F.autor Aktualitet, Destinacione, Sociale

Festa e Kurban Bajramit i ka gjetur plazhet e Durrësit plot me pushues. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë festat fetare nuk janë bërë shkak që operatorët turistikë të ankohen për mungesën e pushuesve nga Kosova në plazhe. Tradita po ndryshon. Një drekë në plazh apo restorantet e shumta përgjatë tij, po zëvendëson çdo vit e më shumë therjen e kurbanit dhe drekat në shtëpi. Po ndonëse në plazh dreka nuk e ka aromën e shtëpisë dhe vizitat te të afërmit e miqtë nuk bëhen, kënaqësia e të festuarit nuk humbet.

Ka dhe nga ata që e kanë përgatitur më parë drekën e më pas do ta shijojnë pasditen e vonë, kur të kthehen nga plazhi në dhomën e marrë me qera. Përparësi merr plazhi, festa kthehet në një rit që nuk duhet humbur për të mbledhur familjen e për t’ju lutur Zotit për mbarësi.

Tradita e të festuarit në shtëpi dhe vizitat te të afërmit, që vlerësohen edhe si një mundësi e artë për të ruajtur lidhjet dhe forcuar ato në një kohë kur emigracioni ka prekur thuajse çdo familje dhe raportet e gjakut, ka filluar të humbasë. Po vetëm pjesërisht, në xhaminë e Plazhit therja e kurbanit dhe shpërndarja e tij ka mbledhur plot njerëz që presin të shtrojnë në tryezën e tyre mishin e kurbanit. Në plazh është gatuar edhe sheqerparja tradicionale për t’u shijuar menjëherë pas kthimit nga falja e namazit të Kurban Bajramit, por edhe pas drekës së kësaj feste të sakrificës njerëzore dhe dashurisë ndaj Zotit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM QARË"/ Salianji flet për momentin kur PS mori të gjitha Bashkitë
Previous article ORIOLA PUBLIKON FOTON E NXEHTË NGA PLAZHI/ Komentuesit kapin detajin: Gishtat...

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT