• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fatos Klosi për Berishën: Përgjigje një të marri që dogji Shqipërinë dhe që duhej të ishte pas hekurave
Home
Shqipëri

Fatos Klosi për Berishën: Përgjigje një të marri që dogji Shqipërinë dhe që duhej të ishte pas hekurave

21 September, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ish-shefi i Shërbimit Informativ pas vitit 1997, Fatos Klosi, i ktheu dje përgjigje akuzës së Sali Berishës lidhur me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Bujar Bukoshit.

Në një reagim për gazetën ‘Dita’ Klosi u përgjigj shkurt dhe prerë:

Unë aktualisht jam në Mallakastër dhe po merrem me organizimin e një festivali të polifonisë, na tha Klosi. Nuk kam kohë dhe nuk ia vlen të merresh me këtë njeri, një shpifës ordiner dhe me shumë mëkate dhe krime mbi supet e tij. Kërcënimi që ai bën është në vazhdën e muhabeteve të zakonshme të Berishës, ku përfshihen halucinacione të një njeriu anormal dhe të një krimineli që bën trimin para gazetarëve. Por nuk është aq trim sa hiqet. E kemi parë “trimërinë e tij”.

Mazhoranca dhe shqiptarët absolutisht nuk duhet ta kenë frikë. Por, Sali Berishën duhet ta marrin seriozisht në kuptim që, mazhoranca duhet ta ndalojë që të flasë broçkulla të tilla. Berisha prej kohësh dhe në vijimësi edhe kur ka qenë në pushtet, edhe në opozitë i ka përdorur kërcënimet si mjet për të arritur qëllimet e tij të mbrapshta. Por, unë mendoj se këto kërcënimet duhet të merren si broçkulla, si shashka tymuese të një të marri që kërkon të çorodisë dynjanë dhe t’u shkaktojë vuajtje të reja shqiptarëve.

Me të duhet të merret drejtësia pasi prej shumë vitesh e ka vendin atje pas hekurave. A e dini se atij i kanë shkuar dhjetëra ftesa gjyqi për një sërë krimesh, por ai nuk ka shkuar asnjëherë në gjykatë, madje ka ndaluar edhe avokatët që të shkojnë. Trimëri është kjo? Jo. Por në një sistem drejtësie të kapur nga ai vet prej më shumë se dy dekadash ai ndihej i qetë dhe trim. Mirëpo tani i ka hyrë frika dhe dihet përse.

Sali Berisha është politikani më i inkriminuar shqiptar. Mbi të rëndojnë vrasje e djegie, abuzime të rënda me pushtetin për të cilat ai duhet medoemos të dalë para drejtësisë dhe të mbajë përgjegjësi penale. Mosndëshkimi i këtij njeriu vë në pikëpyetje shumë gjëra në këtë vend, që nga reforma në drejtësi dhe deri te funksionimi i shtetit.

Sali Berisha iku me bisht ndër shalë nga pushteti për herë të parë në vitin 1997, pasi la pas një Shqipëri të djegur, një shtet të shkatërruar dhe mijëra të vrarë. Shkaktari i vetëm për atë tragjedi kombëtare që pësuam ishte pikërisht ky njeri. Në vitin 1998, pas vrasjes së Azem Hajdarit më 12 shtator (edhe për këtë akuzohet Sali Berisha si pjesëmarrës në vrasje, si njeriu që e nxori në pritë Hajdarin) ai është organizator i grushtit të shtetit më 14 shtator. Edhe për vrasjen e Azemit ai më ka akuzuar edhe mua.

Në mënyrë të përsëritur Berisha ka deklaruar se kur të vijmë në pushtet, do ta zbardhim dosjen “Hajdari”. Unë Berishës i kam kërkuar publikisht që të rihapë gjyqin e Azemit. Por ai, për 8 vjet në pushtet, nuk e preku me dorë dhe vazhdon të thotë se Azem Hajdarin e ka vrarë Fatos Klosi. Tani thuhet se dosja “Hajdari” do të rihapet dhe besoj se Berisha do të paraqitet në gjyq. Të presim e të shohim se si do të dalë nga ai ballafaqim.

Herën e dytë kur iku nga pushteti në 2013, i rëndojnë dy krime të rënda shtetërore Gërdeci me 26 të vrarë dhe 21 janari 2011me katër të vrarë në bulevard, ku përgjegjës kryesor është i njëjti person: Sali Berisha. Ky gërnjar dhe mëkatar i pashembullt, para se të dërdëllisë nëpër ekrane dhe gazeta, duhet të shkojë dhe të përgjigjet në gjykatë si i pandehur për krimet që akuzohet. Atje le ta tregojë se sa burrë është. Fakti që tani është bërë edhe më shpifës se ç’ka qenë, do të thotë se ai e ka ndjerë se po i vjen ora e gjykimit dhe ka frikën e prangave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË VRAS, TË KAM THËNË SE DO TA HA ZEMRËN"/ Si e theri babai të dashurin e vajzës në Tiranë
Previous article KAMPIONI I BOTËS/ Mbrojtësi i Man City “ngelet në këmbë”, i hiqet PATENTA

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë Politikë

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT