Të jesh truprojë sigurisht që ka rreziqet e veta, e ndoshta mund të konsiderohet si nga më të rrezikshmit. Aq më tëper kur flitet për shqiptarët apo një vend si Shqipëria.
Thënë kjo, pasi vitet e fundit kanë patur raste ku truprojet kanë rënë “pre” e plumbave. I tillë ishte rasti i djeshëm, ku një 30 vjeçar është plagosur. Ngjarje e cila, arriti të zbardhej sot.
Çfarë ndodhi sot:
I plagosuri Arlind Lulushi 30-vjeç, punonte si bodigard në diskon “4Elements Night Club” në Sarandë, ndërsa është një emër i njohur për policinë.
Sipas policisë, rreth orës 02:32 të mëngjesit të djeshëm në lagjen nr.1 Sarandë, në ambientet e jashtme të diskos ku punonte si bodigard, 30 vjeçari me banim në Vlorë u qëllua me armë zjarri nga një tjetër person, që dyshohet se është me inicialet D.M.
Autori duke përfituar nga errësira është larguar me një automjet nga vendi i ngjarjes. Disa orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar për mos kallëzim krimi Joan Bulin 36 vjeç, lindur në Tiranë, me banim të përkohshëm në Sarandë, punonjës në diskon ku ndodhi ngjarja si bodigard.
Ndërkohë që vijojnë kërkimet për të arrestuar autorin e ngjarjes. D.M. 31 vjeç, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Arlind Lulushi ka marrë dy plumba, njërin në këmbën e djathtë dhe tjetrin në të majtën.
Sarandë, plagoset rëndë me thikë truproja i një lokali. Debatoi me klientët
Një ngjarje tjetër e rëndë, me pasojë plagosjen e një personi është shënuar edhe në Sarandë ku truproja e një lokali nate, Mariken Zika, 24 vjec është qëlluar disa herë me thikë dhe ka mbetur i plagosur pas këtij sulmi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit pas njq debati që i riu pati me klientët.
Punonte si truprojë në Itali, plagoset 40 vjeçari shqiptar. Dyshime për krim pasioni
40-vjeçari punon si truprojë në shoqërinë e sigurisë “Executive Service”, një kompani që vepron në shërbimet e ruajtjes dhe sigurisë së brendshme të sallave të lojërave në Casino di Venezia.
Ngjarja ka ndodhur në orën 3:40 të mëngjesit, kur shqiptari po kthehej nga puna. Sipas mediave italiane autori që i ka zënë pritë mbante një maskë në fytyrë në momentin që e ka qëlluar me dy plumba. Plumbi i ka hyrë në lartësinë e shpatullës pa shkaktuar lëndime serioze.
Policia italiane sakaq nuk e përjashton mundësinë e plagosjes për shkak të të një krimi pasioni. Shqiptarin e ishte kërcënuar edhe në të kaluarën, dikush kishte gjetur fishekë pistolete në kopshtin e shtëpisë së tij.
Përgatiti: AlpeNews.al





