• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FATI E SHPËTOI/ Dan Hutra donte ta vriste, rrëfehet Rrahman Sela: I kam duart e pastra, s’kam lidhje
Home
Breaking News

FATI E SHPËTOI/ Dan Hutra donte ta vriste, rrëfehet Rrahman Sela: I kam duart e pastra, s’kam lidhje

4 March, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rrahman Sela, i cili do të ishte objektivi i radhës nga Dan Hutra ka rrëfyer për emisionin “Gjërat Tona” në Abc News se nuk ka asnjë lidhje me akuzat që ka ngritur ndaj tij.

Pasi ekzekutoi tre gra dhe plagosi tre të tjera pak ditë më parë në Tiranë, 40 vjeçari Hutra synonte edhe vrasjen e Selës në Sharrë.

Ai u arrestua nga policia teksa po priste Selën për të përfunduar planin e tij. Hutra akuzonte Selën se i kishte dhënë armën personit që i kishte vrarë të atin. Në intervistën për Abc Neës, Sela është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e bëra dhe se i ka duart e pastra.

Si jeni njohur me Hutrën?

Unë e njoh që në Durrës ku kemi qenë banorë. Kur kemi ikur, nuk kam pasur asnjë lloj lidhje me të. Njihesha para 24 vitesh. Shkova nga Kruma në Durrës.

Ai ju akuzon se keni dhënë armën e krimit në vrasjen që i është bërë babait të tij.

Asnjë lloj lidhje nuk ka me mua. Prokuroria e Durrësit edhe e Tiranës e dinë këtë. Edhe KFOR ka qenë në atë kohë, ka ardhur edhe ka bërë kontrolle dhe nuk ka gjetur asgjë tek shtëpia ime. Kanë qenë marrëdhënie të shtëpisë së vet dhe nuk jam marrë me këtë punë. I është tiposur në mendje. Edhe ai jeton në Sharrë.

Ai e ka ditur se ku kam qenë por nuk ka asnjë të keqe nga unë. Nuk e njihja. Ta kisha parë në rrugë nuk do ta njihja. Ai ka deklaruar kot. Kur ka hyrë në lagje nuk ka njohur asnjë njeri tjetër. Vetëm mua më ka njohur. Ka pasur probleme të tjera. Nuk është marrë fare me neve. Nuk kam pasur kurrë kërcënime.

Vetëm kur e kam parë mbrëmë për këtë problem. Nuk jam i frikësuar se nuk kam bërë asgjë të keqe. I kam duart e pastra. Më erdhi keq sepse akuza është më e keqe se çdo gjë. Nuk kam qenë kurrë në polici sepse nuk kam bërë asnjë gabim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA njofton se do i ofrojë 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës
Previous article SHIFRAT/ Gjermania me hap të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve rusë

F.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT