• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHIFRAT/ Gjermania me hap të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve rusë
Home
Nderkombetare

SHIFRAT/ Gjermania me hap të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve rusë

4 March, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania po bën përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve dhe institucioneve ruse, thuhet në të dhënat e Qeverisë gjermane.

Gjermania ka ngrirë 5.25 miliardë euro asete që u takojnë oligarkëve rusë që janë sanksionuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë, thuhet në të dhënat e Ministrisë gjermane të Financave, raporton Reuters.

Kjo shifër është 4.28 miliardë euro gjashtë muaj më parë. Ministria ndau këto informacione në përgjigje të një kërkese nga anëtari i Parlamentit gjerman, Christian Goerke.

“Që nga dhjetori [i vitit 2022] vetëm 200 milionë euro asete të oligarkëve janë ngrirë, dhe brenda gjysmë viti vetëm një miliard. Asnjë oligark nuk ka raportuar asetet e tij që nga dhjetori”, kritikoi Goerke.

Sipas ligjit gjerman të sanksioneve, personat e shënjestruar nga sanksionet e Bashkimit Evropian duhet të deklarojnë menjëherë asetet e tyre. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata mund të përballen me gjobë apo deri në një vit burgim.

Deri më tani, tetë oligarkë kanë raportuar 31 asete në Bundesbank, thuhet në të dhënat e Qeverisë gjermane. Vlera e këtyre aseteve është e barasvlershme me 577 milionë euro. Në këto asete bëjnë pjesë llogari bankare, kompani dhe letra me vlerë.

Që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe oligarkëve dhe kompanive ruse./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATI E SHPËTOI/ Dan Hutra donte ta vriste, rrëfehet Rrahman Sela: I kam duart e pastra, s’kam lidhje
Previous article "0 TOLERANCË"/ Twitter lançon politikën e re kundër fjalëve të dhunshme

F.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT