Presidenti I Republikës ka bërë të gjitha përpjekjet për ta gjetur në gabim Sandër Lleshaj për të mos e dekretuar. Ai ka kërkuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe në Ministrinë e Mbrojtjes me shpresë mos gjente ndonjë defekt. Për ironi të fatit, ka kërkuar dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mos I dilte ndonjë histori nga 21 Janari në kohën që ishte ushatrak, në demonstratën që në fakt u bë për shkak të Ilir Metës. Edhe me atë ka qenë gati ta penalizonte. Por nuk ka gjetur.
Gazeta Tema po boton dy nga përgjigjet që i kanë shkuar Presidentit pas kërkimeve për Sandër Lleshaj.
Pas kësaj I dëshpëruar Presidenti I ka çuar një kushëri të Lleshaj, që ka qenë kandidat I LSI në Mirditë për deputet dhe i ka kërkuar takim të fshehtë. Burime tëgazetës Tema thonë se Lleshaj nuk ka pranuar, pasi I ka thënë se nuk është askushi të shkoj në takim të fshehtë me Presidentin.
Pas kësaj Meta sot I ka çuar ftesë formale për takim zyrtar dhe i ka shprehur mërzitjen e tij pse nuk ka pranuar të takohet në rrugë informale, duke e konsideruar këtë mungesë besimi . Refuzimi I ftesës për takim të fshehtë, ka bërë që ai të mos ketë besim tek Lleshaj. Për detyrimin kushtetutes që ka nuk është folur.



