• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ PD del blof, akuzon ARRSH por ja çfarë ka bërë vet Basha….. (FOTO)
Home
Politikë

FAKSIMILE/ PD del blof, akuzon ARRSH por ja çfarë ka bërë vet Basha….. (FOTO)

29 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Dëshira për ta mbajtur gjallë me patjetër çështjen e Unazës së madhe të Tiranës e ka bërë Partinë Demokratike të dalë blof duke regjistruar disa autogola brenda një konferencë për shtyp.

Gjatë orëve të mesditës Gazmend Bardhi akuzoi se Autoritetin Rrugor Shqiptar se kishte shmangur ligjin duke mos kryer një studim fizibiliteti për investimin që po kryen në Unazën e Madhe të Tiranës.

“Nëse do kishte pyetur Kryetarin e vet, z.Bardhi do ta kishte mësuar se në rastin e rehabilitimit të Unazës së Madhe në segmentin Pallati me Shigjeta- Sheshi Shqiponja, ARRSH ka ndjekur të njëjtën praktikë ligjore të ndjekur për segmentet e tjera të unazës në kohën kur z.Basha ishte Ministër i Punëve Publike e Transportit apo Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Z.Bardhi do ta kishte mësuar se edhe studimet e fizibilitetit për veprat publike nuk bëhen për çdo segment që zbatohet por bëhen në fillim për të gjithë objektin. Rrjedhimisht, ai do duhet ta kishte pyetur z.Basha nëse kur ka filluar zbatimi i investimit për segmentet e mëparshme të Unazës, a është kryer një studim fizibiliteti?!”, thotë ARRSH.

Bardhi pretendoi se nuk janë marrë leje mjedisore dhe as leje të tjera për investimin që po kryhet por kjo rezulton e pavërtetë sipas dokumenteve që ARRSH paraqet, projekti ka marrë: Vendimi Nr.209, datë 25/09/2018 nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë bazuar në ligjin Nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”; Lejen e Mjedisit me Vendimin Nr.53 për VNM Paraprak, Nr.3718 Prot., datë 12/11/2018 të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit; Vendimin Nr.462 datë 13/11/2018 të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, bazuar në ligjin nr.27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” dhe Lejen e Zhvillimit me vendim Nr.01, datë 20/11/2018 të lëshuar nga KKT, Këshilli Kombëtar i Territorit, bazuar në ligjin Nr.107/2014, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar dhe në Vendimin Nr.408, datë 13.05.2015.

ARRSH i sjellë në vëmendje Bardhit se në kohën kur PD qeveriste vendin, u ndërtua mbikalimi i Kamzës pa asnjë leje dhe leja mjedisore u lëshua vetëm 1 muaj para se të përfundonin punimet.

Bardhi akuzoi se është shkelje ligjore fakti se projekti i Unazës “Pallati me Shigjeta – Sheshi Shqiponja” është një dhuratë e një kompanie private për Autoritetin Rrugor. Këtu sërish ai del blof pasi Lulzim Basha ka ndjekur të njëjtën praktikë me segmentin e unazës “Komuna e Parisit-Pallati me Shigjeta”. Projektin e parë që po zbatohet aktualisht e ka dhuruar shoqërua konsulente “AVE Consulting” sh.p.k ndërsa projektin e filluar së zbatuari në kohën e qeverisjes së PD e ka dhuruar “Sphaera sh.p.k”.

Në kohën kur vet Basha ndërtonte një pjesë të Unazës së Madhe me projekt të dhuruar kjo ishte një normalitet. Sot që zbatohet e njëjta praktikë, sipas tij është një skandal dhe përbën një aferë korruptive.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇIFTI MË I RI I SHOWBIZIT/ Zbulohet lidhja e "DJ Sardit" me moderatoren e njohur (FOTO)
Previous article MER FUND DOMINIMI/ Modric i “tregon targën” MESSIT, ja ÇMIMI që merr nga IFFHS (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT