• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FAKE NEWS” dhe mikrofona të thyer, anësoret e vizitës së Merkel në Tiranë
Home
Politikë

“FAKE NEWS” dhe mikrofona të thyer, anësoret e vizitës së Merkel në Tiranë

14 September, 2021 F.autor Politikë

Vizita e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, në Tiranë – e fundit në këtë post për të – ka rrokur gjithë vëmendjen e mediave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, pasi pjesëmarrës do të ishin të gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përtej mesazheve të qarta mbi zhvillimin e “Procesit të Berlinit” dhe “Open Balkan”, vëmendje mediatike morën edhe disa ngjarje anësore  të ndodhura këtë 14 shtator.

Një gazetar malazez, Aleksandar Brezar, ka pretenduar se kryeministri i vendit të tij, Zdravko Krivokapić, nuk është lejuar të futet në Shqipëri, sepse nuk kishte testin PCR kundër COVID-19. As pasaportë vaksimi sipas Brezar, kryeministri nuk kishte. Për këtë shkak, ai u ndalua në kufi me Shqipërinë në pretendimet e gazetarit.

Mirëpo, drejtori i Komunikimit pranë Kryeministrisë, Endri Fuga, e ka përgënjeshtruar këtë lajm.

Për Albanian Post, ai ka thënë se gazetarët kanë hedhur video të makinave në kufi. Por, Krivokapić, ka zgjedhur rrugën ajrore për të ardhur në Tiranë.

Fuga e ka cilësuar “fake news” të gjithë lajmin duke u shprehur se është e pamundur që vizita e një kryeministri të ndalohet në një mënyrë të tillë.

Një ngjarje tjetër, e cila nuk u mediatizua shumë, ishte edhe revolta e disa gazetarëve nga Kosova. Ata ishin pjesë në konferencën e përbashkët të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe homologes së tij gjermane, Merkel.

Për shkak të agjendës së kancelares, pak pyetje u lejuan të bëhen në drejtim të të dyve. Për këtë arsye, gazetarët nga Kosova janë revoltuar fillimisht, duke iu drejtuar Ramës se “janë edhe ata aty”.

Kryeministri replikoi menjëherë, duke i bërë të ditur se për ta ai është aty, por kancelarja ka agjendën e saj. Ndërsa gazetarët, menjëherë më pas, kanë thyer kufjet e përkthimit në shenjë proteste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK I NDAL POZAT PROVOKUESE/ Ledina Çelo ekspozon këmbët e tonifikuara me... (FOTO)
Previous article HUMBJA NDAJ UDINESES/ Trajneri Mota gjen shpëtimtarin, Spezia pret mbijetesën nga yllli Manaj

F.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT