• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Eurostat: Shqiptarët transferojnë paratë në Evropë/ Niveli më i lartë në rajon
Home
Ekonomi

Eurostat: Shqiptarët transferojnë paratë në Evropë/ Niveli më i lartë në rajon

13 November, 2017 irahetemaj Ekonomi

Transfertat hyrëse dhe dalëse të individëve në Shqipëri me vendet e Evropës, ato të BE dhe jashtë saj, arritën në vitin 2016 me mbi 1 miliardë euro.

Nga këto 900 milionë euro ishin hyrje valutore në vendin tonë dhe 113 milionë euro ishin dalje nga Shqipëria raportoi INSTAT.

Në vitin 2016, flukset e parave të dërguara nga banorët e Bashkimit Evropian (BE) në vendet jashtë BE, të referuara si transferta personale arritën në 30.3 miliardë euro krahasuar me 31.3 miliardë euro në 2015.

Eurostat sqaron se, shumica e transfertave përben fluksin e parave të dërguara nga emigrantët në vendin e tyre të origjinës. Suficite më të mëdha në transferimet personale u vunë re në Poloni dhe Portugali, ndërsa deficiti më i madh në Francë.

Midis shteteve anëtare për të cilat janë publikuar të dhënat, daljet e transfertave personale në vitin 2016 ishin më të larta në Francë (10,0 miliardë euro), e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (7,1 miliardë euro), Spanja (6,8 miliardë euro) dhe italia (6.2 miliardë euro).

Në të kundërt, hyrjet më të larta u regjistruan në Portugali (3.3 miliardë euro, Poloni (3.0 miliardë euro), Mbretëria e Bashkuar (2.5 miliardë euro) dhe Rumani (2.4 miliardë euro).

Tepricën më të madhe nga hyrje daljet e ka pasur Kosova, Polonia, Portugalia dhe Rumania, ndërsa Franca shënon deficitin më të madh – 9.4 miliardë euro), e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me – 4.6 miliardë euro, Gjermania me – 4.2 miliardë euro dhe Italia me – 4.0 miliardë euro.

Proporcioni më i lartë i hyrjeve dhe daljeve brenda BE ishte Sllovaki. Hyrjet jashtë BE-së ishin më së shumti në Francë dhe daljet jashtë BE-së në Slloveni.

Në vitin 2016, në Sllovaki u regjistruan nivelet më të larta të hyrjeve nga vendet e tjera anëtare të BE-së (99%. Nga hyrjet jashtë BE rreth tre të katërtat e hyrjeve totale shkuan për Francën.

Në metodologjinë e Eurostat sqarohet se, transfertat personale përbëhen nga të gjitha transfertat në mjete monetare ose në natyrë midis familjeve rezidente dhe jorezidente, duke shpërfillur burimin themelor të të ardhurave, marrëdhëniet midis familjeve ose qëllimin e transferimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-ministri Manjani sulmon Ramën: Nxori ambasadorët për të folur për ca ‘peshq të ngordhur’, tani…
Previous article FOTO/ Si duket sot Gentian Doda, i shumëkërkuari që liroi gjyqtari Miri

irahetemaj

Postime të ngjashme

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT