• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-ministri Manjani sulmon Ramën: Nxori ambasadorët për të folur për ca ‘peshq të ngordhur’, tani…
Home
Shqipëri

Ish-ministri Manjani sulmon Ramën: Nxori ambasadorët për të folur për ca ‘peshq të ngordhur’, tani…

13 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një status të tij në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën politike në vend.

Në linjën e ironisë, Manjani, që vjen nga radhët e LSI-së, ‘zbulon’ edhe planin e kreut të qeverisë se si ky i fundit do të pastrojë paratë e fituara nga trafiku i lëndëve narkotike.

“Prishi (virtualisht) ca shpi në Himarë; bëri Butrintin sallameri; përdori një dorëheqje të Vishos; sulmoi Prokurorinë; vuri matësa në puset e hallexhinjve; nxori qeverinë rrugëve për ti mbushur mendjen njërëzve se ka rrugë; sajoi një operacionin “Forca e ligjit” që vetëm kokat e drogës nuk i kanos dot; thirri Toni Blerin; nxori Ambasadorët (miq të tij) për të folur për ca “peshq të ngordhur”; nxori ca lidhje virtuale të Habilajve me Bashën; e ca të tjera si këto, janë veprimet e të kapurit në flagrancë në krim!”, thuhet në reagimin e Manjanit.

MESAZHI I MANJANIT
Ku e lamë?!Te hashashiii…
Ka bërë çmos këto 10 ditë për të harruar legjitimimin e maskarallëkut të PA BARAZISË para ligjit.
U zu me Grekët, me Italianët, me mediat e Kazanit, me opozitën po e po!
Prishi (virtualisht) ca shpi në Himarë; bëri Butrintin sallameri; përdori një dorëheqje të Vishos; sulmoi Prokurorinë; vuri matësa në puset e hallexhinjve; nxori qeverinë rrugëve për ti mbushur mendjen njërëzve se ka rrugë; sajoi një operacionin “Forca e ligjit” që vetëm kokat e drogës nuk i kanos dot; thirri Toni Blerin; nxori Ambasadorët (miq të tij) për të folur për ca “peshq të ngordhur”; nxori ca lidhje virtuale të Habilajve me Bashën; e ca të tjera si këto, janë veprimet e të kapurit në flagrancë në krim!
Qëllimi: të harrohet se Ai kanabizoi vendin! Të harrohet “druri i shtrembër”! Të harrohet që Rilindja vendosi hapur pabarazinë para ligjit si standart qeverisës!
Në çdo rast fajin për kanabisin e ka Saimiri! Këtë do të arrijë…
Sipas Ramës, asnjëherë nuk ka pasë drogë në Shqipëri! Fajin për këtë e kanë ata që flasin, jo ata që e bëjnë! Opozita, mediat e kushdo tjetër që e mban mendjen te droga që mbolli dhe shiti Rilindja, quhet mendje kazani!
Nuk ka prova për këtë gjë-thotë Rilindja! Ka vetëm llafe kazani, madje edhe nga kazanët e huaj! Nuk janë prova as tonelatat e drogës që kapen çdo ditë! As mos kapja e asnjë kapo bande që lidhet me drogën e kapur, nuk është provë! Kulmi!
Në fakt provat e kapura deri më sot nuk flasin për një vepër penale, por për një KRYEVEPËR penale!
Kanabizimi i vendit është Kryevepra penale, civile, administrative e sociale e Kryeministrit, i cili në këtë kontekst merr statusin e “Krye të Pandehurit”! Për shkak të pozitës që ka në hierarki dhe në kryeveprën e arritur, ai nuk është si të pandehurit e tjerë. Është Krye i Pandehur!
Kjo që ka ndodhur nuk mund të harrohet! Nuk mund te fshihet! Nuk mund të mos ndëshkohet! Jo për hakmarrje, por për drejtësi!
Nuk ka drejtësi nga ata që e dhunuan të drejtën! Kjo vlen për të gjithë, por në radhë të parë për krye të pandehurin që ende qeveris me paratë e drogës!
Le të bëjë teatër sa të dojë. Drogën e ka aty, në mendje e për zemër! Për turpin e Tij e të grupit që qeveris!
Nuk ka asnjë temë tjetër me të cilin mund të flitet më me të, deri sa të japë llogari për damkën e drogës që na vuri ndërkombëtarisht! Nuk ja kishim borxh edhe këtë gjë!
Por kujdes: të gjitha këto skandale që i plasin, po i shërbejnë për fazën e dytë post-kanabizim. Kjo është pastrimi i parave të drogës!
Po shfaqen ide për kontrata koncensioni në infrastrukturë qe po i fitojnë biznese vendase që qartësisht nuk i zotërojnë ligjërisht shumat e nevojshme të parave.
Po përgatitet injektimi i parave të drogës në këto projekte. Kosto këtë radhë do jetë shumë më e lartë se damka që na vuri me Kanabizim!!!
Pandaj, mendjen ne mësim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘Do rrahur’/ PD kërkon përjashtimin e deputetit Pjerin Ndreu. Por Ruçi… (kërkesa)
Previous article Eurostat: Shqiptarët transferojnë paratë në Evropë/ Niveli më i lartë në rajon

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT