• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EUROPA NË PRAG KRIZE? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë
Home
Nderkombetare

EUROPA NË PRAG KRIZE? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

22 February, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Një vendim i papritur i Presidentit Donald Trump ka tronditur sërish tregjet globale.

Pas një nate reflektimi, ai njoftoi dje, 21 shkurt, në rrjetet sociale se ka rritur tarifat globale nga 10% në 15%, duke zhdukur shpresat e Europës për përfitime të lehta dhe duke konfirmuar pasigurinë që mbretëron në ekonomi që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas deklaratës së Trump, vendimi bazohet në një rishikim “të plotë dhe të detajuar” të vendimit të Gjykatës së Lartë, që ai e cilësoi “të pabesueshëm, të shkruar keq dhe jashtëzakonisht anti-amerikan”.

Presidenti amerikan njoftoi se tarifat do të arrijnë nivelin maksimal të lejuar ligjërisht prej 15%, duke synuar vendet që sipas tij kanë “shfrytëzuar” SHBA-të për dekada.

Ky vendim përdor Section 122 të Trade Act të vitit 1974, një dispozitë ligjore që rrallë është përdorur për qëllime të tilla.

Problemi është se masa skadon pas 150 ditësh dhe Trump duhet të kërkojë miratimin e Kongresit për ta zgjatur. Duke qenë se është e vështirë të sigurohet vota e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve dhe mundësisë që disa republikanë mund të mos e mbështesin, administrata po planifikon një alternativë bazuar në Section 301, që parashikon hetime mbi praktikat tregtare të padrejta dhe aplikimin e tarifave për t’i ndëshkuar ato.

Disa përjashtime pritet të ketë për mallra strategjike, si tokat e rralla, dhe për vende si Meksika dhe Kanada, me të cilat SHBA-të kanë marrëveshje ekzistuese.

Situata ka shqetësuar Europën.

Kancelari gjerman, Merz, deklaroi se “i vetmi helm për ekonomitë është kjo pasiguri e vazhdueshme mbi tarifat”, ndërsa ministri francez i Tregtisë, Nicolas Forissier, paralajmëroi se Europa ka mjetet për të reaguar dhe për t’iu përgjigjur presioneve ekonomike ose politike nga vende të tjera.

Në këtë situatë, Kina duket se përfiton, pasi eksportet e saj janë në rritje.

Dhe kur në fund të muajit Trump të vizitojë Pekinin, “arma” e tarifave mund të jetë më e dobët dhe më pak e besueshme, pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUGLINDJA MBETET E PARALIZUAR/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar
Previous article HASHIM THAÇI PËRBALLË AKUZAVE TË REJA? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT