• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HASHIM THAÇI PËRBALLË AKUZAVE TË REJA? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës
Home
Rajon

HASHIM THAÇI PËRBALLË AKUZAVE TË REJA? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

22 February, 2026 s.autor Rajon

Më 27 shkurt, të premten e ardhshme, do të nisë “gjykimi i dytë” në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, si dhe për Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fahri Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Siç raporton KlanKosova, kjo seancë gjyqësore vjen pasi Gjykata Speciale vendosi të aprovojë kërkesat për lirim me kusht të Smakajt dhe Fazliut gjatë qëndrimit të tyre në Hagë.

Ndërkohë, mësohet se Thaçi nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, pritet të lidhet me video, pasi është i vetmi i akuzuar për veprën penale “Tentativë për të penguar hetimin ose procesin gjyqësor”, gjë që e pengon të kërkojë lirim me kusht.

Gjykimi është shtyrë 3 ditë për t’u dhënë kohë mbrojtjes së Thaçit të përgatitet.

Prokuroria nuk ka dhënë ndonjë sinjal që procedura do të zgjasë përtej 6 marsit, ndërsa pritet që të gjithë dëshmitarët të përfundojnë dëshminë e tyre deri në këtë datë.

Në Gjykatën Speciale në Hagë u mbajt më 18 shkurt, një prej seancave më të rëndësishme në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ata patën në dispozicion nga 20 minuta për t’iu drejtuar gjykatës me deklaratat e tyre përmbyllëse.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit të Hagës që nga muaji nëntor i vitit 2020. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria Speciale në Hagë ka kërkuar 180 vite burg në total (nga 45 vite për secilin). Akuzat e saj janë rrëzuar nga avokatët mbrojtës e të 4 ish-udhëheqësve të UÇK-së. Tanimë, Gjykata Speciale ka kohë 90 ditë për të shpallur vendimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROPA NË PRAG KRIZE? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë
Previous article E PËSON KEQ/ Ushtronte këmbim valutor pa licencë dhe fshihte të ardhurat, arrestohet administratorja e një subjekti

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT