• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ETHET” E QEVERISË “RAMA 3″/ Kush ikën dhe kush vjen. Enigma që pritet të zgjidhet të enjten
Home
Politikë

“ETHET” E QEVERISË “RAMA 3″/ Kush ikën dhe kush vjen. Enigma që pritet të zgjidhet të enjten

31 August, 2021 F.autor Politikë

Ethet e ministrave të kabinetit ‘Rama 2’ që shpresojnë të rikonfirmohen dhe kandidatëve për tu ulur në qeverinë ‘Rama 3’ do të vijojnë deri në orën 10 të datës 2 shtator.

Përbërjen e skuadrës së tretë qeverisëse Edi Rama po e ruan me fanatizëm deri në mbjelljen Asamblesë Kombëtare këtë të Enjte.

Në një kohë kur ka konfirmuar Elisa Spiropalin si ministre për marrëdhëniet me parlamentin dhe Taulant Ballën në krye të grupit parlamentar, në selinë rozë nuk mungojnë hamendësitë për emrat e ministrave të rinj.

Për momentin thonë burime nga PS, Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është në pol pozicion të rikonfirmimit por mund t’i hiqet Energjia, duke u bashkuar me Mjedisin e krijuar një ministri te me gjatë si besohet Benet Becit.

Ftesa për vijuar drejtimin e shëndetësisë ka mbërritur tek Ogerta Manastirliu. Edhe ministria e saj do të ristrukturohet duke i hequr Mbrojtjen Sociale e cila bashkohet me Sportin dhe Rinë nga ku drejtimi mund t’i besohet Bora Muzhaqit aktualisht zëvendës ministre arsimi.

Edhe Olta Xhaxhka shihet si një kandidaturë potenciale për të vazhduar drejtimin e diplomacisë shqiptare e vijuar koordinimin e suksesshëm deri më tani prej saj, në operacionin humanitarë të strehimit të afganëve.

Parashikohet edhe ndarja e Ministrisë së Financave nga Ekonomia ku në njërën prej dy këtyre ministrive do ti besohet Arben Ahmetajt bashkë me vijimin e drejtimit të punëve të rindërtimit nga tërmeti.

Ministria e Brendshme ku asnjë ministër nuk e ka përfunduar mandatin deri në fund mbetet e paqartë nëse do ta drejtojë Bledi Çuci emri të cilit po qarkullon edhe si pasardhës i Gramoz Ruçit në parlament.

Edi Rama mund të surprizojë me këtë ministri, duke ia besuar për herë të parë një gruaje dhe ajo mund tw jetw Olta Xhacka.

Sikurse me të gjitha gjasat nuk do të mungojë edhe një ministre grua nga Kosova. Emri më i mundshëm ai i Vlora Çitakut të cilës Rama edhe mund t’i besojë ministrinë e diasporës në vend të Pandeli Majkos.

Arsimi, Ministria e Drejtësisë, Mbrojtja,Kultura, Turizmi dhe Sipërmarrja pritet të drejtohen nga ministra të rinj.

Edi Ramës do ti duhet të zgjedhë një numër 2 të ri në qeveri, pas sinjaleve jo konfirmuese për vetën lëshuar, nga zëvendës kryeministri Erion Brace. Gara se kush do ta drejtojë parlamentin është më e forta dhe sfiduesja brenda PS pasi Edi Rama preferon një grua nga ku me e kuotuara për këtë post është ish ministria e arsimit Lindita Nikolla. /Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS NEGLIZHO VAKSINIMIN..."/ Mbi 1 mijë raste ditore me COVID-19 në Shqipëri, Manastirliu apel qytetarëve
Previous article SKANDALI ME ISLANDËN/ Intervista e të abuzuarës fundos Sigurdsson, përjashtohet nga ndeshje e "Katar 2022"

F.autor

Postime të ngjashme

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT