• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË QEROS”/ Rikthehet Nuredin Dumani: Tregon kush e shiti Arjan Spahiun tek Çapjat
Home
Breaking News

“ËSHTË QEROS”/ Rikthehet Nuredin Dumani: Tregon kush e shiti Arjan Spahiun tek Çapjat

25 March, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë ka deklaruar se personi i identifikuar si ‘Fati Koçi’, ka gisht në ekzekutimin e Arjan Spahiut, ngjarje e ndodhur në Belgjikë në vitin 2020.

Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se Fati Koçi ka treguar vendodhjen e “Arjanit të Vogël” tek grupi kundërshtar i vëllezërve Çapja, duke sjellë eleminimin e tij në 20 nëntor, me 8 plumba.

Prokuroria e posaçme SPAK, i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve belge, për identifikimin e personit me emrin “Fati Koçi”. Sipas Dumanit, “Fati” është djali i tezes së Eljo Bitrit, një personazh tjetër i arrestuar në Belgjikë për llogari të dosjes “Dumani”.

Sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit, “Fati” ndodhet në burg në Belgjikë dhe i përket moshës 45 vjeç, i gjatë diku tek 175 cm dhe është i shëndoshë dhe qeros.

“…Me sa di, Fati e ka shitur Arjan Spahinë tek Çapjat…”-ka treguar para prokurorëve Nuredin Dumani.

Prezencën mbi aktivitetin kriminal të “Fati Koçit” në grupin e Arjan Spahisë, Dumani e nxjer edhe në ngjarjen kriminale të vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë. Sipas të penduarit të prokurorisë, Arjan Spahiu, i ka dhënë paradhënie 50 mijë euro me qëllim vrasjen e Dorjan Shkozës. Ndërsa pas kryerjes së krimit, Spahiu i ka dërguar 50 mijë euro të tjera përmes kushërit të Eljo Bitrit, “Fati Koçit”.

Më tej Dumani ka treguar se, sapo kanë bërë eleminimin e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, ai i ka dërguar me telefon Arjan Spahiut një simbol që nënkuptonte “VRASJE”.

Për shkak të kësaj dëshmie, SPAK i është drejtuar pak kohë më parë me një letërporosi Drejtësisë Belge, për të identifikuar personin me emrin “Fati Koçi”, që sipas Dumanit ndodhet në burg. Hetimet aktualisht janë duke u zhvilluar në Shqipëri, ku shumë persona po verifikohen nga SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEK I RI APO LEK I VJETËR? Cila është zanafilla e termit që për 57 vite ngatërron shqiptarët
Previous article 14 MAJI/ KQZ cakton renditjen e partiveve: PS dhe ‘Bashkë Fitojmë’ kryesojnë fletën e votimit…

F.autor

Postime të ngjashme

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT