• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
14 MAJI/ KQZ cakton renditjen e partiveve: PS dhe ‘Bashkë Fitojmë’ kryesojnë fletën e votimit…
Home
Politikë

14 MAJI/ KQZ cakton renditjen e partiveve: PS dhe ‘Bashkë Fitojmë’ kryesojnë fletën e votimit…

25 March, 2023 F.autor Breaking News, Politikë

Komisioni Rregullator caktoi sot mënyrën e përcaktimit të subjekteve zgjedhore në fletën e votimin. Në mbledhjen e zhvilluar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në orën 15:00, u miratuan disa ndryshime në mënyrën e hedhjes së shortit që do të përcaktojë renditjen e subjekteve zgjedhore.

Procesi do të zhvillohet në 4 faza (fjala raund u zëvendësua me fjalën fazë).

Në fazën e parë përfshihen në short subjektet zgjedhore të cilat kanë regjistruar lista shumemërore kandidatësh në të gjitha zonat zgjedhore, rrjedhimisht Partia Socialiste dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” që e plotësojnë këtë kusht.

Në fazën e dytë përfshihen në short subjektet zgjedhore të cilat kanë regjistruar listat shumemërorë në më shumë se 31 zona zgjedhore. Konkretisht grupi i deputetit Enkelejd Alibeaj. Por, nëse Alibeaj do të tejkalojë numrin e kandidatëve, mund të renditet edhe në fazën e parë.

Në fazën e tretë përfshihen në short subjektet zgjedhore të cilat kanë regjistruar listat shumemërorë deri në 30 zona zgjedhore. Këtu përfshihet partia ‘Lëvizja Bashkë’ e Arlind Qorit.

Në fazën e katërt përfshihen në short kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për këshillin e bashkisë, në rast se për një zonë zgjedhore regjistrohen dy ose më shumë kandidatë. Rrjedhimisht, të gjithë të pavarurit janë në fund të listës.

“Shorti do të hidhet ndërmjet tyre. Renditja e kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit bëhet në raundin e katërt. Në renditjen përfundimtare kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për këshillin e bashkisë vendosen pas renditjes së partive politike dhe koalicioneve,”- u tha në fund të mbledhjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË QEROS"/ Rikthehet Nuredin Dumani: Tregon kush e shiti Arjan Spahiun tek Çapjat
Previous article SI U KAP 20 VJEÇARI/ Me automatik në kodrat e liqenit, sapo pa efektivët tentoi ta fshehë por…

F.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT