• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ËSHTË KRIM PASIONI”/ Flet miku i 26-vjeçarit që vrau të dashurën ganeze: Në një market ata blenë ushqime dhe thikën që…
Home
Aktualitet
Kronikë

“ËSHTË KRIM PASIONI”/ Flet miku i 26-vjeçarit që vrau të dashurën ganeze: Në një market ata blenë ushqime dhe thikën që…

4 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje tragjike nga një histori dashurie ka ndodhur pasditen e 2 tetorit në Tiranë. Një 26-vjeçar shqiptar nga Dibra, Klinton Pira, ka vrarë të dashurën ganeze me thikë dhe më pas veten duke u hedhur nga kati i tetë i një banese.

Ai ndërroi jetë në vend, kurse ganezja me pasaportë franceze, Jaesackie Jaboah, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga thika duke vdekur në spitalin e Traumës.

Kjo ngjarje e rëndë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në studio ishte miku i të ndjerit, Vilson Kulemani, i cili tha se “padyshim që ka qenë një krim pasioni”.

“Është krim pasioni”/ Flet miku i 26-vjeçarit

Kulemani fillimisht tha se Klintoni ka qenë një djalë shumë i mirë dhe pozitiv. Sipas tij, pavarësisht vuajtjeve që kishte, ai i mbante përbrenda dhe tregonte vetëm pozitivitet.

“I është dashur që të punojë që i vogël, por humbja më e madhe ka qenë vdekja e babait. Ai ndërroi jetë pak muaj pasi ai u largua ilegalisht jashtë shtetit. Ai e reflektonte këtë, pasi nuk mundi që të ishte as në ceremoninë mortore”, tha Vilsoni, i cili hodhi poshtë lajmet se babai i tij ka vrarë vetën si pasojë e hasmërisë.

I pyetur se kur ka komunikuar për herë të fundit me të ndjerin, Kulemani tha se në shtator dhe se nuk e dinte se ai kishte ardhur në Shqipëri.

“Ai nuk informoi as familjarët dhe as miqtë kur u largua për në Angli. Iku për problemet familjare dhe ato ekonomike. La shkollën në moshë shumë të re, nuk pati mundësi që të shkollohej. Në shtator kam folur me të, nuk e di nëse ka qenë në Shqipëri apo Angli. Shumë familjarë nuk e dinin se ai ishte kthyer në Shqipëri, pasi edhe ai ka pasur probleme me të dashurën e tij”, tregon i riu.

Ndërsa kur u pyet nëse Klintoni ishte lidhur me të dashurën për letra, ai tha:

“Është aluduar se është lidhur me Milin për letra, por nga ajo që ne flisnim, dukej se ai ishte i dashuruar. Kishin 1 vit e 6 muaj bashkë. Familjarëve u ka thënë se janë lidhur për letra, por ne miqve që jemi me open mind, na thoshte se e donte”, rrëfen Vilsoni.

“Është krim pasioni”/ Flet miku i 26-vjeçarit

Sipas tij, i ndjeri ka qenë xheloz për të dashurën e tij, e pikërisht një mesazh në telefonin e saj, ka bërë që të ndodhte ngjarja e rëndë,

“Një lidhje e mëparshme e Milit dhe xhelozia kanë bërë që të ndodhë ky krim. Padyshim që ka qenë një krim pasioni. Pasi ka ardhur Mili nga aeroporti, familjarët kanë komunikuar me të gjithë ata që i kanë parë për të kuptuar se pse ndodhi. Disa mesazhe të ardhura në telefonin e saj nga ish-i dashuri, kanë bërë që  të ndodhte kjo që ndodhi. Para se të shkonin në hotel, ata janë ndaluar në një market, ku kanë blerë ushqime dhe është vënë re edhe thika, me të cilën ai vrau të dashurën”, tregon Kulemani.

“Është krim pasioni”/ Flet miku i 26-vjeçarit

Ky i fundit shton se të gjithë e vinin re se si ndryshonte Klintoni kur bënte debat me të dashurën dhe kur ishte mirë me të.

“Edhe familjarët e tij më kanë thënë se ka pasur raste kur ata e ndërprisnin lidhjen, e Klintoi dukej i mërzitur dhe më i mbyllur. Ai nuk ka qenë kurrë agresiv, nuk ka bërë sherr me asnjë. Ndërsa kur fliste të dashurën, ishte i qetë. Pas largimit në mënyrë ilegale, kjo është hera e parë që Klintoni ka ardhur në Shqipëri së bashku me Milin. Madje donin që të martoheshin në Shqipëri dhe të jetonin paksa këtu”, shprehet ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Shpërthen bombola e gazit në një firmë në Krujë, plagosen dy punonjës
Previous article NIS ZBATIMI I MARRËVESHJES/ Kosova dhe Serbia mbulojnë simbolet shtetërore në targat e automjeteve

s.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT