• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ERE NUK VENDOS FASHËN/ Rama: Sot ka nxjerrë çmimin e ri, 44 lekë për çdo kilovat që i kalon 800 KW! Shteti do vijojë të…
Home
Politikë

“ERE NUK VENDOS FASHËN/ Rama: Sot ka nxjerrë çmimin e ri, 44 lekë për çdo kilovat që i kalon 800 KW! Shteti do vijojë të…

28 October, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur për çmimin e energjisë elektrike, që ERE vendosi ta rrisë në 44 lekë. Nga Bulqiza Rama tha se është qeveria, e cila vendos nëse do ta rrisë çmimin apo jo.

Kryeministri po ashtu shpjegoi se fasha prek 60 mijë familje, ndërsa u shpreh se shteti do të vazhdojë të mbështesë konsumatorët familjarë, duke thënë se vetëm për këtë vit janë vendosur në dispozicion 460 mln euro.

“Dalin prapë dhe thonë u rrit çmimi i energjisë. Çmimi i energjisë është në faturë. Është e vërtetë që ne kemi vendosur një fashë. ERE nuk vendos fashë, fashë vendos kush e ka në administrim dhe në administrim e ka shteti dhe kompanitë, e ka qeveria fjalën e vet që është në bord. ERE vendos sa është çmimi.

Sot ka dalë çmimi i ri, ishte 42 u bë 44 sepse aq kushton. Ne detyrohemi të dalim në import. Kemi shpjeguar që Shqipëria nuk i ka burimet për të gjitha nevojat e veta. Kur ka maksimalisht mbushur HEC Shqipëria plotëson 75% të nevojave dhe 25 % do i blejë në treg. Atje në treg çmimi është çmendur fare.

Ne nuk ja kemi sjellë çmimin e çmendur. Me të çmendurin merremi ne. Me çmimin që ishte përpara krizës e keni ju, që do të thotë të gjithë diferencën e paguan shteti dhe do ta paguajë shteti. Tek fasha 800 do vendosej ne tetor. Nuk u vendos, pse? Sepse pavarësisht se fasha prek maksimumi 60 mijë familje ne jemi të vetëdijshëm për psikologjinë e kësaj situatë që është e rënduar sepse ka sjellë një turbullirë të natyrës ekonomike dhe edhe po nuk të preku direkt je i prekur sepse ke ankth.

Ne po bëjmë gjithçka dhe 460 mln euro për këtë vit kombinim mes buxhetit dhe KESH janë vendosur në dispozicion të familjeve. Dhe këta me tregojnë mua jo paketa e Kosovës, jo paketa e atij apo e këtij kur ne nuk kemi çmim të paprekur dhe nuk kemi kufizim të energjisë.

Pse nuk vumë fashën, e para sepse kishim reshje, jo shumë por mjaftueshëm për të thëne ok, e dyta sepse pamë tendencë reduktimi.

Këtu dalin hijenat dhe thonë se këtu kemi lumenj dhe përrenj, a thua se lumi vjen ke priza. Vjen energjia që prodhohet nga hidrocentrali. Por shumë shpejt është natyre e njeriu që do me hangër renën”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UDHËTIMET ME CHARTER/ Rama: Ja sa i kushtoj unë taksapaguesve. Zullum i madh, nuk prek me dorë...
Previous article IU KONFISKUA PASURIA ME VLERË 3 MILIONË EURO/ Kush është Emiljan Shega, i dënuar për trafik droge me vlerë 10 milionë paund

s.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT