Humb jetën në Drenas të Kosovës, shqiptari emigrant që kishte ardhur për pushime nga Sllovenia. Familjarët thonë se pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë nga ana e tyre, ishte e pamundur ta mbanin në jetë.
Agim Dvorani u aksidentua nga një makinë, e humbi jetën. Vëllai i Agimit ka treguar si ka ndodhur ngjarja.
“Jemi kanë duke e kalu asfalltin me dalë në trotuar, shoferi i veturës ka qenë duke vozitur mbi 150 km/h në momentin kur e ka goditë. Fillimisht shoferi u ndalë dhe unë i kam thënë të lutem ma jep ndihmën e parë. Shoferi më është përgjigjur “jam me udhëtarë”, aty e kam humbur durimin dhe e kam sha”, ka thënë vllai i të ndjerit.
Dëshmitari i kësaj ngjarje ishte edhe kushëriri i tij, Valdeti.
“Bashkë me vëllain e të ndjerit, ja kemi dhënë ndihmën e parë, kam marrë telefonin dhe kam tentuar të thërras ambulantën por nuk arritëm ta mbanim në jetë”, ka thënë kushëriri i të ndjerit.
Sipas banorëve të asaj lagje, vetëm në 100 metra rrugë të lagjes kanë humbur jetën 9 viktima. Kjo për shkak se nuk ka vendkalim. E për këtë banorët e lagjes kanë paralajmëruar një protestë.