• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ERDHËN ME RANGE ROVER”/ Gazetarja Lala: Si gënjyen publikisht dy zv.drejtorët e policisë për vrasjen e Xhuvanit
Home
Breaking News

“ERDHËN ME RANGE ROVER”/ Gazetarja Lala: Si gënjyen publikisht dy zv.drejtorët e policisë për vrasjen e Xhuvanit

28 June, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e bujshme e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik dhe politikën, pasi ndodhi katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe ishin të përfshirë shumë figura të njohura të politikës dhe botës së krimit.

Gazetarja Klodiana Lala renditi në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, të gjitha shkeljet e dy ish.zv-drejtorët e Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, të cilët mbërritën të parët në vendngjarje dhe nuk ndërhynë.

Mes të tjerash, gazetarja Lala komentoi dhe vendimin e gjykatës për ngjarjen, duke thënë se është për të vënë duart kokës, pasi gjykatësi e nis vendimin me dy zyrtarët e lartë të policisë dhe më pas flet për njerëz, që nuk kanë lidhje fare me ngjarjen.

“Dy zv.drejtorët e policisë gënjyyn publikisht dhe thanë se në makinat në vendngjarje nuk ishin gjetur materialet zgjedhore. Më e rënda është se zyrtarët e policisë nuk morën masa për të parandaluar ngjarjen. Ishte një ngjarje e rëndë, që tregoi se partitë politike janë gati të vrasin, dhe këtu nuk ka ngjyrime. Dy zv.drejtorët kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë asnjë masë. Më 21 prill 2021, në orën 14:00, Arjan Hoxha dhe pjesëtarë të tjerë të PD pretendonin se kishin bllokuar një makinë, që po blinte vota për PS. Hoxha pretendonte që në automjetin, që drejtohej prej tij, kishte materiale zgjedhore dhe armë të ftohta. Të parët që kanë mbërritur aty kanë qenë dy zv.drejtorët. E gjithë ngjarja ka qenë e filmuar.

Në momentin që dy zv.drejtorët kanë mbërritur me “Range Rover-in” e tij në vendngjarje, janë parkuar dhe kanë dalë në trotuar, duke biseduar me Arjan Hoxhën, që ishte pjesë e strukturës për mbrojtjen e votave. Në atë moment kanë ardhur tre makina, ku mes tyre ka dalë dhe Gentian Sharra, një ndër personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit.
Gjatë gjithë kohës, që kishte fyerje, përplasje fizike, e deri te përdorimi i armës, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga zyrtarët e policisë, të cilët jo vetëm nuk mbrojtën jetën e qytetarëve, por nuk arritën të mbronin as efektivët, pasi një police mbeti e plagosur në vendngjarje.

Ka dhjetëra kamera sigurie që e kanë filmuar atë ngjarje. Çështja është se kë po mbrojnë policët? Mund ta kenë bërë për arsye zgjedhore në atë kohë.

Ata pretendojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet, por nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. “Të vetmin veprim që bënë zyrtarët e policisë ishte që shoqëruan katër presona, që ishin në pamundësi absolute për t’u larguar, pasi nuk ishin qytetarë të Elbasanin, vinin nga Shkodra, ndaj u detyruan të qëndronin aty”, thotë Prokuroria.

Policia nuk shoqëri Arjan Hoxhën, Mehmet Grecën, nuk ndërhyri për armët, se janë tre pistoleta të përdorura në vendngjarje. Në atë kohë, dy zv.drejtorët thonin që kanë ndërhyrë, kanë kryer veprime, por në momentin e shkëmbimit të zjarrit, kanë qenë të tmerruar, etj.
Mehmet Greca duhej shoqëruar menjëherë dhe t’i sekuestrohej automjeti, duhej shoqëruar Arjan Hoxha. Në momentin që mbërritën tre makinat e tjera, duheshin thirrur Forcat Speciale. Kishte informacione që demokratët lëviznin me mjete të bardha në qytet, gjë që duhet të ishin kontrolluar, ashtu siçc kishte informacione dhe për socialistët. Sepse pak para ngjarjes, në Ditën e Verës, pati një përplasje atje. Përveçse me kontekst politik, ishin të njëjtët personazhe. Kjo është një histori që nuk është vetëm në duart e atyre zyrtarëve të policisë, por duhej hetuar gjithë zinxhiri i drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Mua më rezulton emrin i Gentian Sharrës, për të cilin kam raportuar më 2019, para servisit të tij. Ishte i skeduar, në servisin e tij ishte mbishkruar furgoni që u përdor për të hyrë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Çfarë veprimesh bëri policia, kur emri i tij u përmend nga i penduari Nuredin Dumani?

Janë të paktën 15-20 kamera sigurie në vrasjen e Xhuvanit, të cilat janë këqyrur.
Skandali tjetër në gjithë këtë histori, të vësh duart në kokë, është të shikosh arsyetimin e gjyqtarit, që vijon me shtetasin Albert Nushi, me Nikollaq Pallën, dhe e dini çfarë ndodh nga faqja 17-18 e vendimit? Flet për diçka që nuk ka lidhje fare me ngjarjen. Imagjino sa serioze janë institucionet tona, këtu është të qash e të qeshësh njëkohësisht. Kjo tregon që ne kemi institucione amatore, që manipulojnë ngjarje. E kam lexuar vendimin, kam qeshur rrugës, se nuk e besoja dot që një ngjarje kaq e rëndësishme, të degradonte me njerëz që nuk kanë lidhje fare”, u shpreh gazetarja Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA HORROR E MARTIN ÇEÇOS/ Flet nëna e vajzës që u konsiderua si “mollë sherri”: Tina nuk ka pasur...
Previous article "ATA QË U PËRFSHINË NË VRASJEN E XHUVANIT, ZOTËR TË ELBASANIT..."/ Gazetarja: Zyrtarët e policisë i kishin duart të lidhura

s.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT