• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Zgjedh ditët e festave për nisjen e gomoneve, kush është trafikanti që u kap sot në Orikum
Home
Breaking News

EMRI/ Zgjedh ditët e festave për nisjen e gomoneve, kush është trafikanti që u kap sot në Orikum

1 April, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit ka zhvilluar nje megaoperacion sot në qytetin e Vlorës ku ka sekuestruar rreth 630 kg kanabis si dhe ka vënë në pranga 6 persona.

Mes të arrestuarve, ishte dhe Petraq Selamaj, i cili u kap në Sazan me mjetin lundrues tip gomone, me të cilin do të kryenin trafikimin e lëndës narkotike për në Itali.

Por 40-vjeçari nuk është krejt i panjohur nga autoritetet, madje edhe nga ato italiane. I lindur në Berat dhe banues në Vlorë, ai është arrestuar dhe më herët për trafik drogë.

Më 26 dhjetor 2012, një ditë pas Krishtlindjeve ai u ndalua nga policia e Leçes, ndërsa drejtonte gomonen plot me kanabis.

Për më shumë se 4 orë, në atë kohë, policia sekuestroi gomonen me 415 kilogram marijuanë, me vlerë rreth 2 milionë euro. Në gomone Selamaj ishte i vetëm.

Petraq Selamaj u mbajt nën vëzhgim nga deti dhe ajri. Pasi arriti në breg ai dorëzoi çantat tek njerëzit e tjerë që e prisnin, ai nuk mundi të kapej nga autoritetet italaine.

Edhe këtë të diel, në ditën e Pashkëve Katolike, Petraq Selamaj zgjodhi të niste gomonen nga bregdeti i jugut drejt Italisë. Por këtë herë nuk i shpëtoi autoriteteve shqiptare.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Monika si "BOBE": Kam pirë duhan që në klasë të 8, pija edhe kaçurrel
Previous article Parashikohet derbi i Milano-s, do të ketë përmbysje në 14 minutat e fundit

k.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova Aktualitet

KONFLIKT NË BURGUN 302/ “Mos bëj zhurmë se më prishe gjumin”, Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur nga Kosova

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla… Aktualitet

"NUK E MENDOVA DY HERË"/ Shqiptari zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT