• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Me kapuç në kokë e duar në xhepa futet në garazh. Identifikohet autori i zjarrit në Astir
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Me kapuç në kokë e duar në xhepa futet në garazh. Identifikohet autori i zjarrit në Astir

29 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të djegies së makinave të ndërtuesit Dritan Llanaj, një javë më parë në zonën e Astirit në kryeqytet. Pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë zonës, ndihmuan uniformat blu të çojnë në identitetin e tij.

Në garazhin e pallatit, kamerat nuk ishin funksionale. Autori i dyshuar është fiksuar teksa lëvizte përgjatë zonës pak minuta para se të ndodhte zjarrëvënia. Po i njëjti person është kapur edhe nga kamera e një biznesi aty pranë teksa futet në garazh. Pas një minute del prej aty.

I riu shfaqet i veshur me rroba sportive të zeza, kapuçin e bluzez e kishte vebndosur në kokë, ndërsa duart të futura në xhepa. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ai nuk është banorë i zonës, por mund të jetë paguar për zjarrëvënien.

Për pasojë u dogjën 4 makina, 3 prej të cilave të familjes së sipërmarrësit, ndërsa 8 banorë të pallatit u dërguan në spital nga asfiksia. Pista kryesore është ajo e konflikteve të familjes Llanaj. Prej kohësh, Dritan Llanaj është në një konflikt me persona të tjerë për truallin e pallatit ku ndodhi edhe ngjarja, shkruan abcnews.al.

Llanaj është arrestuar më herët nga Policia e Tiranës për falsifikim dokumentesh, ndërtim i paligjshëm dhe mashtrim me pasoja të rënda. Ai është vëllai i biznesmenit Sino Llanaj, edhe ky një person i njohur për autoritetet. Vitin e kaluar u arrestua pas konfliktit me armë që ai kishte me investitorin Albert Allmuça në zonën e ish parkut në kryeqytet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENDUAT SE DO ISHIN ÇIFTI MË AFATGJATË? Ndahet dyshja e “Për’puthen”
Previous article LISTA/ PD prezanton grupet e punës për protestën e 7 korrikut! Berisha iu cakton zonat edhe deputetëve të Bashës

F.autor

Postime të ngjashme

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit Aktualitet

BASHKIMI ME VLORËN/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, kryebashkiaku Bellaj i thotë 'JO' propozimit

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit Aktualitet

BANORËT DENONCUAN BLLOKIMIN/ IKMT zhbllokon kanalin e ujitjes në Mirakë të Librazhdit

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO) Aktualitet

E RËNDË/ Po çonte me shpejtësi një vajzë të sëmurë në spital, përmbyset fuoristrada në Durrës (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT